Një rrufe që ra disa ditë më parë në Brazil, ka dëmtuar gishtin tregues të statujës së Jezu Krishtit. Ky dëmtim, është cilësuar si jo me shumë rëndësi nga at Omar Raposo, që është përgjegjës për këtë vend të shenjtë. 

Siç mund të shohim edhe nga këto imazhe, satatuja e quajtur në portugalisht Cristo Redentor, është e lartë 38 metra dhe çdo vit goditet nga 3 apo 5 rrufe, të cilat shkaktojnë çdo herë disa dëme të vogla.

Në muajin dhjetor, një stuhi e madhe që goditi vendin kishte dëmtuar seriozisht një gisht të të njëjtës dorë.

Ndërsa gjatë stuhisë në mbrëmjen e të enjtes, e cila zgjati rreth 3 orë në Rio de Janeiro, sipas Institutit Brazilian të kërkimit hapsinor, u verifikuan më shumë se 40 mijë rrufe në sekondë. 

Edhe pse janë instaluar disa rrufepritëse, stuhia ka dëmtuar edhe targën që ndodhet në këmbët e statujës gjigande. Ndërkohë bëhet e ditur se riparimet e dëmtimeve do të nisin pas disa javësh, por nuk jepen detaje në lidhje me vlerën e dëmit. 
Statuja që paraqet Jezu Krishtin.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)