VENECIA- “Anija e Ëmbël”, është filmi i cili prezantohet sot në festivalin e filmit në Venecia. I seleksionuar në kategorinë e filmave jashtë konkursit, “Anija e ëmbël”, me regji të Daniele Vikarit dhe skenografi të Antonella Gaeta, vjen si një rrefim dramatik i odisesë së 20 mijë shqiptarëve në bordin e anijes “Vlora”.

Në 8 gusht të vitit 1991 ajo zbarkoi në Bari duke ndërruar përgjithmonë jetën e rajonit të Puglias dhe jo vetëm. Regjizori, i cili mban autorinë edhe të filmit “E kaluara është një tokë e huaj”, ka kaluar kufijtë e rrëfimit, duke ndërtuar një mozaik të dëshmive në zë dhe figurë të emigrantëve që jetuan ditët e para në tokën e re.
(sg/shqiptarja.com)