Rrugëtimi i Pirro Dhimës, shoqëroi
Venizelos në Tiranë

Rrugëtimi i Pirro Dhimës, shoqëroi<br />Venizelos në Tiranë
TIRANE- Pirro Dhima ka shoqëruar Zv. Kryeminstrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizellos në vizitën e tij zyrtare sot në Tiranë. Ish-peshëngritësi shqiptar Dhima pas vitit 1991 përfaqëson në sport Greqinë; dy herë fitues olimpik nën flamurin grek dhe sot është i angazhuar edhe në parlamentin grek si deputeti i partisë PASOK.
Zyrtarisht Pirro Dhima vjen në Tiranë si deputet i partisë PASOK për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima, ashtu si Bollano, në fillim të viteve 1920 emigruan në Himarë. Pas viteve 1990, Pirro Dhima emigroi në Konicë të Greqisë, ku ra në kontakte me mitropolitin grek, Sebastianon, cilësuar antishqiptar.

Me porosi të Sebastianos, Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër Babis Karathanos perindërit e këtij të fundit ishin me origjinë nga Dropulli.

Deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima, i cili u diplomua më 2011 si mësues i klasave fillore, gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar, i cili sipas tij nuk e kishte lejuar të mësonte gjuhën e nënës, greqishten. Këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij.

Pirro Dhima është pjesëmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Në dhjetor 2011, shoqata e Vorio Epirit me seli në Thesali të Greqisë i dha: "Mirënjohje Pirro Dhimës" për kontributin që jep. Pirro Dhima në mars-prill të 2012 u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS” të Himarës, e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloi shumë takime me figura të larta të lobit grek. Pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.

Më 17 shkurt 2013, ora 11:00 u tubua në sheshin “Karitsi” Athinë për të përkujtuar 99-vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio-Epirit. Aktivitetin qendror e organizon çdo vit Babis Karathanos, kryetar i shoqatës së Vorio-Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio-Epiriotase, të drejtuar nga ish-këshilltari i ministrit Spiro Ksera, Theofan Kaliviotis.
pirro dhima
(Foto: Pirro Dhima)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve