Rrugëtimi, më pas Wikileaks e Berisha

Rrugëtimi, më pas Wikileaks e Berisha
TIRANË - Më 5 maj 2006, një aeroplan u ngrit nga Guantanamo Bay, Kubë, me pesë burra tëprangosur brenda. Ata u ulën në një aeroport në Evropën Jugore. U dhanë rroba të reja, por pak informacion.

"Kanë qenë 20 deri në 30 ushtarë brenda aeroplan", thotë ish-burgosuri Abu Bakker Qassim. "Duart tona dhe këmbët ishin të lidhur me zinxhirë. Gjëja e parë që ne pamë ishte errësirë."

Burrat ishin anëtarë të një grupi mysliman të pakicave etnike nga Kina perëndimore, të quajtur ujgurë. Por, tani ata u gjendën nëpër rrugët e një qyteti, për të cilin që shumica e tyre nuk kishin dëgjuar - Tiranë, Shqipëri – ku reporterja e Frontline, Alexandra Poolos arriti në verën e vitit 2008 për t'i gjetur.

Njeriu i parë ajo takoi, Abu Bakker Qassim, e udhëhoqi drejt ndërtesës ku ai dhe të tjerët ishin strehuar pasi arritën.
"Kur kam ardhur", thotë Abu Bakker, "më sollën në këtë qendër. Ajo është qendra politike azilit të Shqipërisë. Ne arritëm rreth mesnatës. Pasi kam ardhur, kam kaluar një vit e gjysmë të jetës sime këtu. "

Kur në lajmet lokale u dëgjua për ardhjen e Abu Bakker dhe miqv të tij në qendër të refugjatëve, u bë një histori të madhe në Shqipëri. Njerëzit ishin të shqetësuar se këta ishin të Al Kaedës. Nën shqyrtim, Abu Bakker dhe të tjerët luftuar për t’i përballuar të gjitha,

"Të akuzuar dëri për në terrorizmit ndërkombëtar, duke u marrë në Guantanamo, pastaj duke u bërë fokusi i botës si një person i keq, ishte një dënim të fatit që kaluam", thotë Ebu Bakker.

Ujgurët e konsiderojnë Xinjiang atdheun e tyre. Atje, Abu Bakker bënte një jetë si punues lëkure dhe në moshën 26, ai u martua. Disa vjet më vonë, në mes të vitit 2000, ai mori vendimin kritike që e çoi drejt mërgimit në Shqipëri, u largua për të kërkuar punë.


UJGURËT DHE SHQIPËRIA NË WIKILEAKS
Në dhjetor të viti 2010 doli në skenë dhe dokumenti i Wikileaks për ujgurët në Shqipëri. Dokumenti i parë sekret që lidhet me vendin tonë nuk është një korrespondencë e ambasadës amerikane në Tiranë por e asaj në Francë. Dokumenti referon takimin e zëvendës asistentit për çështjet e sigurisë kombëtare të zv-Presidentit Dick Cheney me këshilltarët për çështjet strategjike të presidentit Sarkozy dhe ministrit të Jashtëm Kouchner. Takimi është zhvilluar më 16 janar 2008, pra rreth tre muaj përpara se Shqipëria të merrte ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO nga samiti i Bukureshtit. Biseda është përqendruar në disa tema, ku sigurisht NATO dhe riintegrimi i Francës në komandën ushtarake të Aleancës, kanë zënë një vend kyç.

Duke diskutuar për zgjerimin e Aleancës, në telegram citohet shprehimisht njëri prej këshilltarëve francezë. “Errera tha se Franca është e qetë me secilin prej tre kandidatëve të Kartës Adriatik 3. Veçanërisht Franca nuk ka asnjë problem me anëtarësimin e Kroacisë. Megjithatë, Errera pohoi se Shqipëria duket se po e merr për të mirëqenë pranimin dhe lipset që të bëjë më shumë përpjekje për të fshirë çështjet e korrupsionit. Sa i takon Maqedonisë, Errera tha se qeveria e Maqedonisë nënvlerëson seriozitetin e çështjes së emrit për Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim. Franca nuk do të bëjë presion mbi Greqinë për këtë çështje. Ndër të tjera, nëse Athina do të lëshojë pe në çështjen e emrit, qeveria greke mund të bjerë, çka mund të sjellë një qeveri të re, që mund të jetë përgjegjëse dhe mesa duket armiqësore ndaj ratifikimit të procesit të zgjerimit”, thuhet në telegram.

BERISHA: UJGURËT I MORËM PËR TË NDIHMUAR AMERIKËN
Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me sekretet e publikuara nga Ëikileaks. Në një prononcim për emisionin “Opinion” në dhjetor të viti 2010, shefi i qeverisë ka thënë se kjo që ka ndodhur afekton vjedhjen më të madhe të të gjitha kohërave. “Kjo përbën sulmin më të rëndë kundër sistemit modern të komunikimit, sistemit kabllor, çka ngjall një pasiguri të madhe sepse në këtë sistem sot bazohet i tërë informacioni i botës së sotme. Ndaj edhe në këtë aspekt, kjo përbën një rrezik ndër më seriozët e kohës”, tha Berisha. Më tej kreu i qeverisë tha se do të jetë në krah të SHBA-ve edhe pas publikimit të dokumenteve. Nuk ka mbetur pa u komentuar dhe dokumenti që ka implikuar Shqipërinë lidhur me të burgosurit e Guantanamos.

Për Berishën, kjo është një ndihmë që i është bërë administratës amerikane për të boshatisur burgun famëkeq. “Për sa i përket autoriteteve shqiptare, ky është problemi më i thjeshtë. Unë kam konstatuar se është botuar qëndrimi i ynë ndaj të burgosurve të burgut në Guantanamo, nuk ka asgjë sekret në atë qëndrim. E kam theksuar edhe theksoj, se ne kemi marrë vërtetë në proporcion ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, por nuk ka asnjë mëdyshje se ne na takon dhe nuk mund të kemi qëndrim tjetër përveçse një mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara për të gjitha problemet e sigurisë. Unë kam përshëndetur qeverinë pararendëse me pjesëmarrjen e saj në Irak dhe një nga vizitat e para kam bërë tek ushtarët tanë në Mosul.

Unë, sigurisht kam qenë dhe jam, në radhë të parë dhe para së gjithash për qëllime të të drejtave njerëzore, për zbrazjen e burgut të Guantanamos, në këtë kontekst me administratën e Presidentit Bush ne morëm një seri të burgosurish nga ky burg dhe të njëjtin premtim i bëmë administratës së presidentit Obama, i cili përcaktoi zbrazjen e këtij burgu si një nga drejtimet e politikës së tij dhe ne jemi shumë të kënaqur sepse në fund të fundit, nuk është se ka shumë fusha në të cilat ne mund të ndihmojmë SHBA, ose mundtë bëjmë, larg asaj që mund të bëjmë atë që ato kanë bërë për ne”, përfundoi deklarata e kryeministrit shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete