Nuk mungon që nga viti 1988, njihuni me personin e vetëm që ka marrë pjesë në 10 Olimpiada radhazi

Nuk mungon që nga viti 1988, njihuni me personin e vetëm që ka marrë pjesë në 10 Olimpiada radhazi

Nino Salukvadze

Qitësja gjeorgjiane Nino Salukvadze, në moshën 55-vjeçare është bërë gruaja e parë që ka marrë pjesë në 10 Lojëra Olimpike dhe i vetmi person që e arrin këtë shifër me pjesëmarrje radhazi. Ajo mori pjesë në raundin e kualifikimit me pistoletë me ajër 10 metra.

Garën e përfundoi në vendin e 38, larg tetëshes që hyn në finale, por prania e saj e lejoi të jetë e barabartë me kalorësin kanadez Ian Millar, i cili konkurroi në 10 Lojëra midis viteve 1972 dhe 2012. Millar humbi vetëm Olimpiadën e Moskës 80, për shkak të bojkotit.

Qitësja gjeorgjiane është shprehur: “Nuk mendoj se do të vazhdoj pas këtyre lojërave. Koka ime është ende në formë, nuk e humb teknikën, por sytë e mi nuk e shohin më të njëjtën gjë. Nuk mund ta ndalosh kohën, plakesh dhe ndihet në shikim”.

Salukvadze fitoi biletën për në Paris pasi u rendit e katërta në garën me pistoletë 25 metra në Lojërat Evropiane të mbajtura në Krakov, në vitin 2023.

Ajo mori pjesë në Lojërat e saj të para në moshën 19-vjeçare, në “Seul 88”. Atëherë garoi nën flamurin e Bashkimit Sovjetik, duke fituar medaljen e artë në garën me pistoletë 25 metra dhe argjendin në 10 metra pistoletë me ajër.

Katër vjet më vonë, ajo shkoi në “Barcelona 92” ​​si pjesë e Ekipit të Unifikuar, emër i përdorur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për delegacionet sportive të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik.

Që nga “Atlanta 96”, Salukvadze ka konkurruar për Gjeorgjinë. Salukvadze fitoi një tjetër bronz në Lojërat e Pekinit. Imazhi i saj në podium bëri xhiron e botës.

Në mes të luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, 10 herë olimpistja nuk ngurroi të përqafonte dhe puthte rusen Natalia Paderina, e cila kishte fituar medaljen e argjendit.

“Ne i tregojmë të gjithë botës se sporti është paqe. Lojërat Olimpike ndalojnë luftërat dhe promovojnë paqen. Ky gjest ishte një mënyrë për të mbështetur paqen”, pati thënë atëherë gruaja nga Gjeorgjia.

Në “Londër 2012” ajo ishte mbajtësja e flamurit për vendin e saj në ceremoninë e hapjes. Në “Rio 2016” ajo hyri në histori duke konkurruar përkrah djalit të tij.

Asnjëherë më parë nënë e bir nuk kishin marrë pjesë në të njëjtin edicion të Lojërave. Tsotne Machavariani, i biri, debutoi në moshën 18-vjeçare në garën me pistoletë 25 metra. Pranë tyre ishte Vakhtang Salukvadze, babai i Ninos dhe gjyshi i Tsotne, i cili është trajneri i tyre.

Në Tokio, gruaja e rekordeve përfundoi e 32-ta në pistoletë 10 metra dhe e 25-ta në pistoletë 25 metra. Në Paris i ka mbetur ende testi i pistoletës 25 metra, të cilin do ta garojë të premten, më 2 gusht, duke filluar nga ora 9:00.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja