Zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzoi sot PD-LSI se kanë mashtruar qytetarët në Divjakë, Çerme, Grabian, Gradishte, Remas, Lushnjë e Fier. Ai ka theksuar se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dy partitë nuk do t'i marrin votat në këtë zonë. 

Ai njoftoi se rruga Çermë-Divjakë, bashkë me tre segmente të tjera, është në proces prokurimi, ku dy personat që e administrojnë adresën me emër të vjedhur Divjaka, pjesë e PD të Divjakës me banim në Tiranë, në borderonë e PD janë mashtrusë. Braçe tha se  Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në proces prokurimi ekzaktësisht rrugën Çermë-Divjakë dhe të tjerat që do punohen në shtresa dhe do shtrohen me asfalt.

“Nuk do ta fitoni kurrë një betejë me Partinë Socialiste, me mua dhe çdo socialist në Divjakë, Çerme, Grabian, Gradishte, Remas, madje as në Lushnjë e Fier; madje madje për herë të trete radhazi në të gjithë Shqipërinë. E thjeshtë, jeni po hajdutët që ishit, jeni po mashtruesit që ishit, jeni pisat që pasi vodhët e gënjyet, ikët nga Divjaka me turpin e të bërit asgjë, asgjë, zero, për t’u fshehur në Tirane me shpresën se s’do ju njohë kush. Por ju njoh unë, edhe Divjaka natyrisht, kudo që të fshiheni, madje dhe pas anonimatit digjital. Dy prej atyre që kanë braktisur Divjakën, kanë marrë emrin e saj për t’i shërbyer regjimit korruptiv PD-LSI me mashtrime pas mashtrimesh. Po ua kursej emrin sot, por vetëm sot, nëse vijoni me rrena do jeni në këtë tabele çdo minutë. Dje, njoftova se rruga Çermë-Divjakë, bashkë me tre segmente të tjera, është në proces prokurimi. Dy mashtruesit që administrojnë adresën me emër të vjedhur Divjaka, pjesë e PD të Divjakës me banim në Tiranë, në borderonë e PD, të njëjtës parti të hajduteve e mashtruesve, vijuan të gënjejnë duke thënë se është “mirëmbajtje rutinë. urdhëroni dokumentin, gënjejnë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në proces prokurimi ekzaktësisht rrugën Çermë-Divjakë dhe të tjerat që do punohen në shtresa dhe do shtrohen me asfalt, Çermë-Divjakë nga fillimi në fund e të tjerat ne segmentet sipas projektit. Tani, turpëroni këta pisa që hem e kanë lënë Divjakën, hem e urrejnë, nxijnë prej punëve e veprave që po ribëjnë Divjakën nga themelet, hem nuk promovojnë asgjë nga kjo punë rindërtuese në shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, sheshe, rrugë, lulishte, kanalizime, ujësjellësa, vaditje, kullim, urbanizim, por ama mu si palaçoja të cilit u shërbejnë, e kanë Divjakën shtëpi të dytë siç Lulzim Basha Holandën apo shtëpi plazhi siç Luli, Lalzin, Hamallajn etj. Turpëroni këta pisa që i shfrytëzojnë punë tona, por i pështyjnë nga mëngjesi në mëngjes. Veprat janë për ju, i meritoni me çdo gjë”, tha Braçe.

Foto nga postimi i Erion Braçes