Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në një konferencë për mediat mbi rrugën drejt BE-së tha se deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet t’i ketë plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësimin. Dhuka tha janë 12 nisma ligjore të rëndësishme që Kuvendi i ka në shqyrtim. Kryenegociatorja u shpreh se kjo paketë garanton progres në lidhje me standardin evropian në 3 grupe çështjesh të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, barazinë dhe drejtësinë sociale dhe parandalimin e korrupsionit
“Në vitin 2025 Shqipëria çeli negociata për të gjitha fushatat, për 33 kapituj. Më 17 nëntor çelëm negociatat për 5 kapitujt e fundit, 2026 është vit i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, me aspiratën që në vitin 2027 ti kemi arritur përgatitjet ose kushtet për mbylljen e negociatave. Kjo është një punë komplekse, por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit, që nga shtetit tek ekonomia, shërbimet për qytetarët, heqja e barrierave mes Shqipërisë dhe BE. Mes çeljes së negociatave edhe mbylljes, Shqipëria duhet të japë një test aftësie si në pikëpamje të vullnetit për reforma europiane, si edhe aftësisë teknike dhe zbatuese të standardit europian në shërbime dhe jetën e qytetarëve. Shqipëria duhet të përgatitet me një numër reformash dhe përmirësimesh.
Do prezantojmë 12 nisma ligjore që i ka në shqyrtim kuvendi që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe mbrojtjes nga diskriminimi, mbështetjet për familjen, duke provuar që vendi e ka vullnetin social politik për ti mbrojtur shtetasit e vet, për ti ofruar shërbime më të mira të standardit europian. Kjo paketë prej 12 nismash ligjore të rëndësishme ka në përmbajtje 6 projektligje që i janë propozuar kuvendit nga Këshilli i Ministrave dhe 6 projektligje që janë inciuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo paketë garanton progres në lidhje me standardin evropian dhe praktikën më të mirë në 3 grupe çështjesh të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, barazinë dhe drejtësinë sociale, mbrojtjen e familjes dhe së treti në masat për parandalimin e korrupsionit”, tha Dhuka.
Lajmi në përditësim....
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka hodhi poshtë lajmet se KE ka pezulluar fondet për dixhitalizimin. Në një konferencë për mediat, Dhuka tha se deri në këtë moment nuk kanë asnjë komunikim nga KE për një masë të tillë, qëndrim i mbajtur edhe nga vetë Komisioni Europian.
“Nuk kemi asnjë lloj komunikimi publik nga KE lidhur me këtë fushë sa i përket pezullimit. Jam njohur me interesin nga disa media në lidhje me programet për dixhitalizimin me burim financimin BE. BE e mbështet Shqipërinë në rrugën e transformimit dixhital, duke patur parasysh që ka një rëndësi të madhe për të parandaluar korrupsionin në sportel. Kam biseduar me koordinatoren kombëtare të fondeve IPA, nuk rezulton që kemi ndonjë informim paraprak apo komunikim nga KE për një masë të tillë si pezullimi i fondeve të Shqipërisë për programet dixhitale”, tha Dhuka.
Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu u pyet nga gazetarët për bojkotin e PD-së për reformën zgjedhore dhe territoriale. Gogu tha se opozita në një kah bërtet se zgjedhjet u vodhën dhe në anën tjetër nuk ulet në tryezë për të realizuar dy reformat që lidhen drejtpërdrejtë edhe me rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të presë opozitën për këto dy reforma dhe se do të zhbëjë formulën dhe do marrë shumicën. Gogu tha se në rast se opozita refuzon, PS do t’i kthehet verdiktit të popullit shqiptar që i dha 83 mandate.
“Kuvendi është i opozitës për të debatuar dhe për të qenë bashkë me ne në evropianizimin e kuvendit dhe çdo institucioni. Midis të ardhmes europiane të çdo familje shqiptare që lidhet drejtpërdrejtë me ato dy reforma, të bërtasësh se zgjedhjet ishte të pandershme dhe duhet bëhet reforma dhe të mos marrësh pjesë në një komision me përbërje të barabartë dhe mos të bëhet pjesë e reformës territoriale dhe që të dyja janë kushte të anëtarësimit, ne do ti kthehemi verdikti të urtë të votuesit shqiptar ku 83 mandate, janë mandatet e anëtarësimit në BE. Është piktura më e besueshme që na kanë dhënë shqiptarët, do ushtrojmë detyrën që integrimi europian të mos ngecë në vend, nëse opozita do na vër në sprovë, integrimi i BE është i pandalshëm dhe nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota”, tha Gogu.
Jo vetëm për dy reformat, por për të gjithë rrugën drejt BE-së, Gogu tha se nuk do presin opozitën që të zgjodhët nga paraliza. Sipas tij, rruga drejt BE është është e pandalshme dhe nuk mund t’i vihen shkopinj nën rrota.
“Nuk do presim opozitën të çlirohet nga paraliza dhe nga kompleksiteti që integrimi europian ka të bëjë me sherr, tymajë dhe jo me rregulla dhe standarde që mund të duken të mërzitshme, por ja që kështu është procesi, që duhen kthyer në ligje, rregulla, por edhe realitet jo vetë shtetëror por edhe shoqëror. Koha në të cilën opozita ka përdorur është 1 herë e gjysmë më e madhe se koha që ka përdor mazhoranca, edhe ato çështje që i kanë kërkuar me gjasme për interpelancë, ku ata i kanë pasur të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë, kanë zgjedhur të ndezin flakadanë duke ndërpre punimet e kuvendit. Ky është proces që duhet të sigurojë ritëm dhe të kalosh 200 ligje brenda një viti dhe nga ato të kesh debat konstruktiv meriton një tjetër lloj qasje nga kolegët e opozitës që janë të mirëpritur në diskutimin konstruktiv”, tha Gogu.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po përgatit ligjin që dekriminalizon shpifjen për gazetarët.
Komentet Gogu i bëri në një Konferencë për mediat me temë ‘faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar për t’ia dalë mbanë’.
Gogu tha gjithashtu se ligji për median audiovizive do të bëhet për më shumë transparencë për median, në mënyrë që sipas tij publiku të kuptojë kush janë pronarët e madiave dhe kush fshihet pas tyre si financues.
“Zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të fillojnë të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Kryenegociatorja Dhuka bëri një parashtrim të kornizave kryesore, unë po shkoj drejtpërsëdrejti për të mos humbur kohë. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me rolin tuaj dhe median në përgjithësi.
Nisim me ligjin për median audiovizive ku rrisim transparencën. Platforma për mediat ka filluar nga puna dhe po përmirëson dhe sjell propozime konkrete për nismat ligjore. Kjo ka të bëjë me transparencën drejtpërsëdrejti të mediave. Publiku kërkon të dijë qoftë pronësinë apo se cili qëndron pas mediave. Fuqizimi i medias përsa i përket rolit jetik që media ka, do të vijë përmes këtij ligji.
Por ka të bëjë edhe rolin dhe mrojtjen tuaj si gazetarë, në atë mision jetik për demokracinë dhe ka të bëjë me dekriminalizimin e shpifjes. Gazetarët do të jenë tërësisht të çliruar nga barra e shpifjes, kuptohet kur ajo bëhet në mirëbesim, ndërsa ju përpiqeni të pasqyroni zhvillime e fundit. Këto janë një nga gurët e themelit të paketës ligjore”, tha mes të tjerash Gogu.
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantoi disa prej pikave të paketës së nismave ligjore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për herë të parë, Shqipëria do të dekriminalizojë shpifjen ndaj gazetarëve dhe do të rishikohet ligji i lobimit.
Gjithashtu do të krijohen dy regjistra, njëri për lobimin dhe tjetri për donacionet e sponsorizimet, të cilët do të shërbejnë për rritjen e transparencës.
“Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës.
Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazteraët për shkak se ekzistojnë sfida të mëdha në lidhje me dezinformimin për shkak të botës dixhitale në të cilën jetojmë. Por Shqipëria mendon se realizimi i këtoj ndryshimi është nëj investimi rëndësishëm në demokraci dhe lirinë e shprehjes dhe në forcimin e rolit të madh që kanë gazetarët në këtë drejtim.
Një risi tjetër e rëndësishme është që pas shumë vitesh Shqipëria më në fund do të ketë një ligj që rregullon aktivitetin e lobimit për të rregulluar me kujdes ndërhyrjet në vendimmarrjen publike.
Pas 31 vitesh, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i vitit 199 duke afruar praktikën pranë standardit europian. Njëherësh do të krijohet një regjistër për lobimin ku gazetarët e qytetarët kanë informacion dhe njëkohësisht një regjistër për sponsorizimin dhe donacionet si përpjekje e jona për të rritur dimensionet e nismën ‘Shqipëria transparente’ që ministrja anti-korrupsion e ka prezantuar më herët dhe për të treguar se nisma është e gjallë dhe përmirësime të vazhduara i bëhen përpjekjes sonë për transparencë”, tha Dhuka duke falënderuar edhe gazetarët pasi një sondazh ka treguar se 70% e qytetarëve shqiptarë janë të informuar për çështjet e negociatave me BE, në sajë të detyrës së tyre", tha Dhuka.
Komente











