Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026 ku edhe mori pjesë në Takimin e Ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe konsolidimin e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. “Ky format bashkëpunimi shërben për të afruar politikat bujqësore të rajonit me standardet e Bashkimit Europian dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit,” u shpreh Ministri Salla.
Ministri Salla theksoi se takimi zhvillohet në një moment kyç për Shqipërinë, pas hapjes së Grup-Kapitullit 5 në negociatat për anëtarësim në BE. “Afrimi me kuadrin e Bashkimit Europian, përmbushja e kërkesave të Kapitujve 11, 12 dhe 13, si dhe orientimi gradual drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), janë thelbësore për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, konkurrues dhe me standarde europiane,” nënvizoi ai.
Sipas Ministrit Salla, këto procese janë në funksion të zbatimit të vizionit afatgjatë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. “Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030 janë objektiva që kërkojnë reforma të qëndrueshme, bashkëpunim rajonal dhe përafrim të plotë me politikat europiane,” theksoi ministri.
R.C/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
50.9%
-
Jo
40.7%
-
Jam i/e dyzyar
8.4%
Vota total: 381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku në forumin e Atlantic Council: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është proces ekonomik, jo formalitet në letër
6 Shkurt, 11:51
-
Përmbyllet turi i dëgjesave me fermerët, ministri Salla në Fier: Së shpejti Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga terreni
4 Shkurt, 21:47
-
Gjermania bllokohet nga greva e transportit publik, Sindikata: Kërkojmë paga më të larta e pushime më të gjata!
2 Shkurt, 13:41
-
Forumi i Dialogut/ Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim
31 Janar, 13:59
-
Skema Kombëtare 2026, ministri Salla në Divjakë: Po rishikojmë planin e mbështetjes për fermerët, kemi marrë sugjerime dhe kërkesa
30 Janar, 10:36
-
Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë me aplikimet për kredi
30 Janar, 10:25
-
Kontrolle në 'Deutsche Bank' në Frankfurt dhe Berlin! Veprimet lidhen me hetimet ndaj Roman Abramovich
28 Janar, 15:40
-
Akti normativ për buxhetin 2025, Malaj: Çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet do të kalojë në llogarinë e pensioneve! Deputetët: Të dëmshpërblehen bujqit
27 Janar, 14:01
-
‘Edhe njëherë që dua ta lavdëroj nuk është në sallë’, Braçe ‘zbut’ tonet me ministrin e Bujqësisë: Më vjen mirë që fondi është realizuar 100%
27 Janar, 12:05
-
Ministri Salla takim me fermerët në Vlorë: Mbështetje për bujqësinë në Skemën Kombëtare 2026
26 Janar, 16:28
-
Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro
25 Janar, 09:52
-
Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe, dëgjesa me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026
23 Janar, 16:03