Shumë shpejt do të hapet edhe tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga punimet në tunelin e Murrizit, shpjegon se punimet ecën me ritme më të ngadalta për shkak të gjeologjisë tepër të vështirë. Pavarësisht kësaj, Rama thotë se puna nuk do të ndalet deri në hapjen e plotë të tunelit, i cili do t’i sjellë një zhvillim të madh qarkut të Dibrës.
“Edhe hapja e Tunelit të Murrizit po përfundon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të vihet në vijë përfundimisht. Gjeologjia tejet e vështirë solli vonesa të paparashikuara në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës”, shkruan Rama.
Tuneli i Murrizit ka sjellë ngërçin më të madh gajtë punimeve, ku rrëshqitjet e dherave kanë penguar vijimin e punimeve me ritme të shpejta. Rruga e Arbrit kalon në fshatrat e Tiranës konkretisht në njësinë Administrative të Zall Bastarit (Ferraj, Brar, Shkalla-Tujanit Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz) dhe nëpërmjet Tunelit të Murrizit rruga përshkon territorin e Bashkisë Klos (duke përshkuar fshatrat Drezes, Xibër, Shkallë, Fshati Fshat). Pas daljes nga tuneli i Qafe Buallit rruga kalon në Bashkinë Bulqizë, dhe në afërsi të urës se Çerenecit përshkon ne gjurmën e re, në të djathtë të fshatit Shupenzë e më tej në Gjoricën e poshtme e përfundon në Bllatë të Dibrës.
Miremengjes te gjith Shqiptareve kudo qe ndodhen. Nje fjale e urrte popullore thote qent le te lehin karvani shkone perpara Prandaj edhe ju Zoti Kryeminister lerini qente te lehin dhe shkoni perpara Sepse vetem keshtu behet Skqiperia Edhe kete pergjigjsi nga ju e meriton Populli Shqiptar Perpara
PërgjigjuNje tjeter pune fantastike keshtu vazhdoni
PërgjigjuNje tjeter investim shume i mire
PërgjigjuRruga e arbrit eshte lehtesim i madh per te gjithe qe kalojne ketej
PërgjigjuNje investim fantastik
Përgjigju