Rruga e Bregut, PD: Po dëmtohet
mjedisi e po abuzohet me fondet

Rruga e Bregut, PD: Po dëmtohet<br />mjedisi e po abuzohet me fondet
Rruga që do të lidhë Labërinë me bregun, sipas PD-së, çon në dëmtimin e mjedisit dhe dëshmon abuzimin me fondet publike.

“Këtu kemi të bëjmë me një dëmtim mjedisor të përmasave të mëdha”, tha Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD.

“Se përse duhej të bëhej ky dëm, ndërkohë që këtu mund të kishe rrugë ekzistuese të cilat mund të zgjeroheshin fare mirë me shumë pak para dhe shumë pak dëm mjedisor, kjo është krejtësisht e pashpjegueshme. Kjo është si të kesh inat me natyrën, si të kesh inat me ullishten dhe të çosh deri në fund kokëfortësinë tënde. Kjo nuk është mënyra më e mirë. Lufta dhe urrejtja ndaj natyrës”, shtoi ai.

Ndërsa, ish kryetari i qarkut në Vlorë (nga radhët e PD), Nesti Dhimojani, tha se investimi në këtë rrugën, abuzive pasi rruga është tashmë ekzistuese dhe nuk është e nevojshme hapja e një rruge të re, gjë që si pas tij, cila dëshmon abuzim me fondet publike.

“Pamë që investimi ekonomik është në shifra astronomike. Ku shihet se me këtë investim jo vetëm do kishim ndërtuar rrugët ekzistuese, që janë dhe me taban, do i shërbenin fshatrave të bregut të Vlorës dhe anën tjetër do të kishim kursim për të ndërtuar vepra të tjera”, tha Dhimojani.

malltezi

shkaterrohet ullishtja

shkaterrohet ullishtja

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar