TIRANE - Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, gjë për të cilën po shkatërrohet tashmë një pjesë e Parkut të Liqenit, do të sjellë edhe prishjen e murit rrethues të Pallatit të Brigadave. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit do të kryhet”, këmbënguli Berisha, ndonëse nuk mungojnë zërat kritikë ndaj këtij projekti që cilësohet nga ekspertët i tepërt pasi, me inaugurimin e Unazës së Re, trafiku në këtë rrugë do të reduktohet ndjeshëm.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ai pranoi se muri në fjalë “është një ndërtim arkitekturor i veçantë”, ndaj dhe për këtë Kryeministri tha se ministria e Transporteve që drejtohet nga Sokol Olldashi do të ngarkohet me ruajtjen e gurëve. Me këta të fundit muri do të rindërtohet, shpjegoi Berisha, ndonëse nuk dha detaje se në ç’mënyrë dhe ku do të rindërtohet ai.
Ai kërkoi nga shoqëria civile që të vëzhgojë nga afër prishjen dhe rindërtimin e këtij muri.
Kryeministri foli edhe për heqjen e imunitetit, heqjen e të cilit tha se e ka propozuar që në vitin 2005. Ai i bëri thirrje kryesocialistit Edi Rama që ta votojë në Parlament projekt ligjin e paraqitur nga demokratët, përndryshe kjo do të kishte “një impakt negativ te votuesit”.
Berisha akuzoi gjithsesi socialistët se nuk kanë ende një qëndrim të qartë mbi heqjen e imunitetit ndërkohë që theksoi se ky ndryshim në Kushtetutë ka si synim shtimin e luftës ndaj korrupsionit dhe përbën një “shërbim të madh ndaj vendit”.
(Foto: Rruga e Elbasanit në pjesën e kthesës së Pallatit të Brigadave)(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50
-
Flamur Noka merr mesazhe në telefon, komunikime për të drejtuar protestën! Pas bisedave del në deklaratë për mediat
26 Nëntor, 17:50