Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit. Një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat nga Laçi, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit, duke mbetur i plagosur avokati dhe më lehtë dy efektivët.
Pas ngjarjes avokati A.Lleshi është larguar nga vendgjarja me automjetin e tij, ndërsa është shpallur në kërkim. Dy efektivët e lënduar nga aksidenti kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç. Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në Rrugën e Kombit, kur auomjeti është goditur nga pas nga makina që drejtohej nga avokati.
Aksidenti i pazakontë po hetohet nga Task Forca e Policisë Rrugore, ndërsa dyshimet paraprake janë se avokati Lleshi ka qenë i dehur në drejtimin e mjetit.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com