‘Rruga e Kombit’, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë vandalizmin ndaj sipërmarrjes private
Në deklaratën e Dhomave të Tregtisë thuhet se aktet e dhunës ndaj sipërmarrjes private janë të patolerueshme, ndërsa thekson me rëndësi dialogun me qeverinë dhe koncesionarin për lehtësimin e tarifës për përdoruesit e rregullt.
Bashkimi Dhomave të Tregtisë ka dalë përmes një deklarate të përbashkët ku dënojnë dhunën e ushtruar dy ditë më parë në “Rrugën e Kombit” ku protesta e qytetarëve eskaloi dhe për rrjedhojë shkatërruan dhe dogjën sportelet e firmës koncesionare.
Në deklaratën e Dhomave të Tregtisë thuhet se aktet e dhunës ndaj sipërmarrjes private janë të patolerueshme, ndërsa thekson me rëndësi dialogun me qeverinë dhe koncesionarin për lehtësimin e tarifës për përdoruesit ekonomik dhe tregtarë me frekuencë të lartë
“Të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë. Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja. Kundërshtojmë me forcë dhunën dhe vandalizmin ndaj çdo sipërmarrësi privat”.
Për kreun e Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ngjarjet e të shtunës janë të papranueshme, pasi u shkatërrua një pasuri e sipërmarrjes private.
“Dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne e neglizhojmë këtë fakt atëherë secili prej nesh duhet ta braktisë këtë vend. Nëse themi do kundërshtojmë një taksë pa bërë analizë, hajde ta kundërshtojmë pa bërë analizë.
Rruga e Kombit është tashmë një procedurë 10 vjeçare e dështuar, nuk është hera e parë që tentohet të jepet me koncesion. Sipërmarrja shqiptare është normalisht e orientuar për sa më pak tarifa, jemi të orientuar për kosto të lira, por duhet të bëjmë edhe analizën e sipërmarrësit investues i cili është njëri prej nesh.
Nëse i hidhemi në sulm një sipërmarrësi që ka financuar nj shumë të konsiderueshme në këtë objekt koncesioni, atëherë ne i bie që mbajmë njërën anë. Ajo që kemi takuar sot në takim me koncesionarin ka qenë që të ketë favorizim dhe ulje të ndjeshme të taksës për përdoruesit e shpeshtë e cila do të bëhet pas 6 muajsh. Dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim sipërmarrësit. Politika duhet të qëndrojë larg”.
kur shteti rrit nje takse 1 lek ju rrisni cmimin 5 lek prap repsektohet puna juaj nga populli se s'ka shtet por vetem PUSHT-et qe ju te nderuar sipermarres e kapni fort si majtas e djathas se e dini qe jane individ me kollare te ardhur me mashtrim dhe gjoja bejne shtet mendojne per vendin e popullin,
Përgjigju
UUUUUUUUUUUUUUUU: 02/04/2018 12:44
Do analize OK :Taksen e qarkullimit e paguanin perpara te gjitha mjetet 1 here ne vit 80-120mij lek nuk kishte rritje cmimesh , por kur u fut tek cmimi naftes taksa qarkullimit , e ndjeu populli ne palce u rriten te gjitha cmimet artificialisht qe nga buka deri te bileta urbanit apo s'ju kujtohet , biznesi repektohet por taksa-pagues jemi ne bleresit fundore ......tjeter
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15%
Të gabuar
81.7%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3971
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
LEJENI POPULLIN TE JETOJE
Përgjigjukur shteti rrit nje takse 1 lek ju rrisni cmimin 5 lek prap repsektohet puna juaj nga populli se s'ka shtet por vetem PUSHT-et qe ju te nderuar sipermarres e kapni fort si majtas e djathas se e dini qe jane individ me kollare te ardhur me mashtrim dhe gjoja bejne shtet mendojne per vendin e popullin,
PërgjigjuDo analize OK :Taksen e qarkullimit e paguanin perpara te gjitha mjetet 1 here ne vit 80-120mij lek nuk kishte rritje cmimesh , por kur u fut tek cmimi naftes taksa qarkullimit , e ndjeu populli ne palce u rriten te gjitha cmimet artificialisht qe nga buka deri te bileta urbanit apo s'ju kujtohet , biznesi repektohet por taksa-pagues jemi ne bleresit fundore ......tjeter
Përgjigju