Jo pak por, 1.4 milion euro në vit do i’u merren banorëve të Qarkut të Kukësit nga koncensionari i cili tashmë është përcaktuar nga Ministria e Transporteve për rrugën e Kombit.
Ky është konkluzioni që është nxjerrë nga ekspertë të fushës në Kukës, të cilët përmes shoqatës “Biznesi për Biznesin” kanë kundërshtuar me forcë dhënien me koncesion të kësaj rruge e cila që nga viti 2009 është konsideruar si arteria kryesore që shkurton distancën mes Kukësit dhe Tiranës, por ishte kthyer edhe në një arterie shumë të rëndësishme të lidhjes së Shqipërisë me Kosovën dhe vetendet e tjera të rajonit.
Në një deklaratë të shpërndarë, kjo shoqatë i bën apel qeverisë dhe Ministrisë së Tranpsorteve që të përjashtojë banorët e qarkut të Kukësit nga kjo pagesë, pasi Kukësi nuk e meriton një penalizim, siç e quajnë ata dhënien e rrugës së Kombit me pagesë, ndërkohë që i kujtojnë dikastereve qëndror se kjo rrugë ende është e papërfunduar.
Sipas ekspertëve, dhënia me koncesion e kësaj rruge do të varfërojë akoma më shumë banorët e Kukësit, Hasit e Tropojës ndërkohë që i bëhet thirrje banorëve që të kundërshtojnë me forcë pagesën e kësaj takse që pritet të vendoset në zbatim në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ja komunikata e shpërndarë për mediat
Koncesioni i rrugës së kombit dhe ndikimi në ekonomine e varfër të rajonit të Kukësit
Pas njohjes me tarifat që do të aplikohen në rrugën e kombit, shoqata Biznesi për Biznesin bani nji matje në rrugë.
Në dy orare të ndryshme trafiku, u numëruen sasia e mjeteve me targa të Shqipnisë, kryesisht nga rajoni i Kukesit, që lëviznin në njanin drejtim të rrugës (saktësisht nga Kukësi për Tiranë) dhe na rezultoi se në orën e parë 08:00 – 09:00 kaluen 31 mjete, ndërsa në orën e dytë 16:00 – 17:.00, kaluen 28 mjete. Po të nxjerrim një mesatare matematikore, kemi 29.5 mjete, ose për lehtësi llogaritje 30 mjete në orë.
Nëse këtë orar kur ne kemi ba matjet e llogarisim si orar piku, atëhere do parashikojmë se në 10 orë piku lëvizje, do kemi 30 x 10 = 300 mjete. Në pjesën tjetër, pra në 14 orët e mbetuna, referue informacioneve që ne morëm për levizjet në total, mund të llogarisim se do të lëvizin edhe 100 mjete të tjera, që nënkupton se, mesatarisht në këtë aks, në njanin drejtim lëvizin afërsisht 400 mjete në ditë nga Kukësi për Tiranë.
Nëse në këtë llogaritje e perfshijmë edhe korsinë tjetër, pra kthimin (e kjo ndodh pa tjetër) atëherë do të kemi dyfishim të kësaj shifre, pra janë rreth 800 mjete që levizin nga Kukesi për Tiranë e kthim.
Tashti të dalim te thelbi i problemit:
800 mjete x 5€ = 4,000.00 € në ditë që do fluturojnë prej xhepave të kuksianëve.
4,000.00 € x 30 ditë = 120,000.00 € në muaj, që do fluturojnë prej xhepave të kuksianëve.
120,000.00 € x 12 muaj = 1,400,000.00 € në vit, që do të fluturojnë prej xhepave të kuksianëve.
Pra, e thanun ma shkurt e qartë: 1.4 milion € në vit do të varfnohet ky qark për shkak të ketij konçesioni.
x x x
Perveçse kesaj “përkujdesje” për ti marrë këto shuma nga xhepat e kuksianeve nëpërmjet këtij konçesioni, a ka ndonjë përkujdesje se si do ti kthehet kjo vlerë rajonit ma të varfën të vendit?
Ndër të tjera, këtij rajoni prej shumë vitesh po i grabiten edhe pasuritë nëntokësore e mbitokësore.
Ndërsa grabtja e fundit, siç e konsiderojmë konçensionin në fjalë, përmbush dy penalitete që qeveria i vendos rajonit:
Së pari, autostrada asht ndërtue me buxhet publik, prandaj nuk ka argument bindës për nji taksë të tillë.
Së dyti, me ndërtimin e autostradës nuk u ndërtuen edhe rrugët alternative për komunitetet që i përshkon.
Shqipinia e ka tashma nji përvojë negative me konçensionin, siç asht ai i Rinasit që bllokoi aeroportin e Kukësit, ku pasojat edhe këtu po i vuen Kukësi.
Në përfundim të këtij reagmi nënvizojmë vendosmërinë për me e kundërshtue me çdo mjet demokratik taksën e rrugës për komunitetin e rajonit të Kukësit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com