KUKËS - Askush nuk po kujdeset për zëvendësimin e trafikndarëseve të dëmtuara në të dy anët e Rrugës së Kombit, ndërkohë që, me fillimin e reshjeve, shikimi vështirësohet shpesh si rrjedhojë e mjegullës së dendur. Dëmtimi apo mungesa e trafikndarëseve është një shqetësim madhor në segmentin Kukës–Morine,
ku ende nuk kanë përfunduar së ndërtuari edhe shtatë ura, që zvarriten pambarim, duke shkaktuar rrezik për mjetet. Riparimi i trafikndarëseve të dëmtuara nuk duket se merret përsipër nga institucionet përkatëse. Dëmtimet e trafikndarëseve kryhen nga persona të paidentifikuar për t’u shitur për skrap.
Ndaj këtij fenomeni të njohur deri tani nuk është kryer ndonjë hetim, apo ndalim personash përgjegjës, ndërsa rreziku gjatë dimrit sa vjen e rritet. Vetëm në segmentin e autostradës Morin-Kukës-tunel janë dëmtuar mbi 1.2 kilometra trafikndarëse.
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com