Rruga e Kombit, përplasen 4
mjete, 1 i vdekur, 6 të plagosu
Një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre 2 fëmijë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur 4 automjete. (Foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti)
MILOT- Një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre 2 fëmijë, si pasojë pasojë e një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta në afërsi të Milotit.
Katër automjete 2 tip "Benz", një "Fiat" dhe një tip "Fuoristradë", janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave, një prej të cilëve më pas ka ndërruar jetë në spital.
Dy prej të plagosurve, Ndue Prenga dhe Mark Gjini, janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa një tjetër i plagosur, i cili ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Të plagosur nga aksidenti, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën janë 5 anëtarët e një familje, 45-vjeçari Bashkim Rama, drejtues i mjetit "Fiat Punto", i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij Vera Rama, 35 vjeç, dhe fëmijët e tyre Nina Rama, 19 vjeç, M.R. 5 vjeç dhe T. R. 13 vjeç, banues në Mamurras.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.5%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
-
Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar
2 Korrik, 22:46
-
Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
2 Korrik, 22:38
-
Spahiu: Ne 2034 Shqipëria bie 1.8 milion banorë! Ja arsyet e pandalshme
2 Korrik, 22:30
-
Euro 2024/ Brezi i artë i Belgjikës pa asnjë trofe, De Bruyne 'shfryn' ndaj gazetarit: Idiot
2 Korrik, 22:21
-
Dialogu Kosovë - Serbi/ Bislimi pas takimit trepalësh në Bruksel: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin
2 Korrik, 22:09
-
'Nuk do e kontestoja rezultatin e Censit', gazetarja Gjediku: 3% nuk janë përfshirë tek shifra 2.4 milion banorë
2 Korrik, 22:05
-
Spahiu: Emigracioni tipik Ballkanik! 400.000 kroatë jane larguar nga Kroacia vitet e fundit
2 Korrik, 22:00
-
Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh
2 Korrik, 21:59
-
Rezultatet e Censit, deputeti Lavdrim Krashi: E rëndësishme qëllimi! Nxjerr në pah problematikat që ka vendi
2 Korrik, 21:47
-
Skerdjan Dhuli nuk i beson të dhënave të Censit: Shoh rënie të popullsisë! Pse u zgjat publikimi?
2 Korrik, 21:42