Rruga e Kombit, tani kalimi me
pagesë nga 5 deri në 10 euro
Kalimi në Rrugën e Kombit do të bëhet me pagesë. Shuma do të variojë nga 5 euro për automjetet e vogla dhe 10 euro për makinat me tonazh të madh.
TIRANE- Nis realizimi i projektit të vendosjes së pagesës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, që u ideua në kohën e qeverisë Berisha, por nuk u zbatua. Qeveria ka vendosur dje miratimin në parim të amendamentit nr.1 të marrëveshjes financiare të shërbimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC-institucion financiar i Bankës Botërore), për zbatimin dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në autostradën Milot - Morinë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Kjo nënkupton se kalimi në rrugën nga Miloti në Morinë së shpejti do të bëhet me pagesë. Për këtë projekt po punohej që kur në pushtet ishte Berisha. Sipas tij, segmenti rrugor Milot-Rrëshen-Kalimash-Morinë do të mirëmbahet nga sektori privat. Ky projekt asistohet nga IFC, në rolin e këshilltares ligjore të Ministrisë së Transportit.
Mendohet se tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do të jetë në kufirin e 5 eurove, ndërsa për ato me tonazh më të madh në rreth 10 euro. Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve do të duhen të paktën gjashtë muaj kohë që kjo tarifë të vendoset që nga koha kur do të shpallet kompania fituese e koncesionit të mirëmbajtjes. Segmenti Milot-Morinë ka një distancë prej 114 kilometrash dhe ka filluar të vuajë dëmtime jo të vogla. Vetëm për mirëmbajtjen e tunelit nevojiten rreth 2 milionë euro në muaj.
Rruga ka kushtuar dyfish në krahasim me koston fillestare. Kontrata fillestare për Shqipërinë ishte 418 milionë euro, por sipas ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, shifra totale kap shumën e 950 milionë eurove.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39