Rruga e mundimshme
drejt mirësjelljes

Rruga e mundimshme<br />drejt mirësjelljes
Komunikimi njerëzor, mirësjellja, aftësia për të dëgjuar, durimi, janë gjëra të thjeshta, por, për të arritur deri këtu, njerëzimi ka luftuar shumë: Janë shekuj sakrifica e megjithatë ende pjesë të Globit janë në luftë, në shtypje, në diktaturë. Shumë fëmijë, gra, të moshuar janë të privuar nga të drejta elementare dhe sot, për t’i shpëtuar, mendohet për përdorim force. Për luftë. Lufta është një dështim i evolucionit të qënies njerëzore, është një këputje e zinxhirit të zhvillimit, një rënie në humnerë në rrugëtimin drejt civilizimit. Por ja që e gjithë mençuria botërore nuk mjafton akoma për të zgjidhur konflikte me dialog.

Shqipëria, për fat të mirë, u shkëput në fund të viteve ’90 nga shtypja e Diktaturës dhe me mundim ka nisur fluturimin për në hapësirën e Lirisë dhe të Demokracisë. Nuk është e lehtë. Goditjet janë të shumta. A e duam vërtetë lirinë? A e duam vërtetë drejtësinë dhe barazinë? Përgjegjësia është më e madhe kur je i lirë, se kur ke dikë në krye që të dikton çfarë të bësh me ekzistencën tënde.

Në ditën e parë të Kuvendit me shumicë deputetë të së majtës, pati sinjale të forta për t’u ndarë nga një e kaluar shtypëse e për të përqafuar një të ardhme Europiane, ku njerëzit të bashkëjetojnë në respekt të të qënit individë me mendime, dëshira e pasione të ndryshme. E tha para gjithë shqiptarëve Edi Rama, e tha para gjithë shqiptarëve Ilir Meta. Të gjithë duhet të vigjëlojmë. Po Berisha? Fjalët e tij janë të ndryshme:
 
 
“Demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, këta janë neobllokmenët, të mbushur me urrejtje dhe vetëm urrejtje të etërve të tyre. Ne jemi këtu të gatshëm për çdo qëndresë, çdo sakrificë! Të gjithë jemi dhe do të jemi në këmbë!

Të dashur miq, sharje, urrejtje dhe poshtërime ndaj opozitës dhe popullit opozitar, ky ështe programi i Edvin Kristaq Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet. Ne jemi dhe do të jemi për çdo qëndresë, për çdo sakrifice, për të mbrojtur vlerat e lirisë nga bijtë e etërve mizorë! Sb”, shkruan në Facebook ish-kryeministri i gjithë shqiptarëve për 8 vite.


Shkrimi u botua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike