Rruga e Porto Romanos rrezikon jetën
e banorëve, nuk ka asnjë mbikalim

Rruga e Porto Romanos rrezikon jetën<br />e banorëve, nuk ka asnjë mbikalim
DURRËS-Rruga në Porto Romano të Durrësit rrezik për jetën e kalimtarëve. Më të rrezikuarit nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Nuk ka asnjë mbikalim.
 
Për shkak të mungesës së një mbikalimi, banorët e zonës janë të detyruar që të kalojnë mbi trafikndarësen për të kaluar në anë tjetër të rrugës së re.
 
Por ata që rrezikojnë më tepër janë fëmijët e shkollës, të cilët 2 herë në ditë kalojnë këtë rrugë.
 
Ndërkohë që shpejtësia e levizjes së mjeteve në këtë aks është shumë e lartë.
 
Nxënësit e shkollës thonë se janë të detyruar të kalojnë mbi parmak pasi nuk kanë zgjidhje tjetër për të shkuar në shkollë.

‘’Ne kalojmë këtu mes për përmes rrugës. Presim sa të kalojnë makinat që të kalojmë rrugën’’,-është shprehur një nxënëse.
 
Kjo rrugë është ndërtuar nga Ministria e Transportit me fond të qeverisë.
 
Ajo ishte nisur të ndërtohej që në kohën kur qeveriste PD dhe po përfundon këto ditë. Por konstruktorët nuk kanë parashikuar asnjë mbikalim. Banorët e zonës po improvizojnë mbikalime me mjete rrethanore për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Altin Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare të kokainës

Altin Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare të kokainës