Rruga e re drejt Sarandës, Report Tv në aksin ‘Kardhiq-Delvinë’! Për herë të parë pamja e plotë e tunelit të Skërficës

Report Tv me gazetarin Piro Nase ka udhëtuar këtë diel në rrugën e re lidh Gjirokastrën me Sarandën. Nisemi nga Ura e Kardhiqit, pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Rruga është me dy korsi, dredhon nëpër kthesa të buta është pajisur me sinjalistikë rrugore ku shpejtësia e lejuar varion nga 60-deri në 80 km/h.

Në ditën e parë të qarkullimit nuk ka trafik. Përshkojmë  këto kilometra duke kaluar nëpër fshatrat me natyrë piktoreske, Çepunë, Zenelaj, Plesat, Kardhiq, Taroninë deri sa mbërrijmë në tunelin e Skërficës.

Report Tv sjell për herë të parë pamjen e plotë të tunelit, i gjatë 1.3 km me dy korsi. Nuk lejohet parakalimi, ndërsa maksimumi i shpejtësisë është 60 km/h.

Ky aks ofron të gjitha parametrat e një rruge nacionale, ndërsa i vetmi problem i konstatuar është mungesa e rrjetave mbrojtëse apo betonizimit në faqet anësore te kodrinës.

Drejtuesit e mjeteve kanë vlerësuar investim, por thonë se duhet treguar kujdes për shkak të kthesave.

Itinerari Gjirokastër-Sarandë tashmë përshkohet për rreth 45 minuta.

"Kardhiq-Delvinë" konsiderohet një aks strategjik për ekonominë dhe turizmin e të gjithë fshatrave të Labërisë. Rruga eviton qafën e vështirë të Muzinës dhe shkurton gati me një orë udhëtimin nga Tirana drejt bregdetit të Sarandës. Ky investim i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 110 milionë euro.

Ndiqni VIDEON KËTU

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital