Por sasi të përmasave të tilla është vështirë që të transportohen me motoskafë apo gomone, pasi për këto pesha lypsen mjete lundrimi më të mëdha.
Ndaj dyshimet janë se për këtë trafikim të përdoren anije, apo peshkarexha.
Ky lum droge drejt Italisë vërshon edhe pse në Shqipëri sivjet ka patur një angazhim të madh nga ana e strukturave shtetërore për të luftuar mbjelljen dhe trafikimin e kanabisit.
Megjithatë mendohet se sasitë e magazinuara ndër vite në vendin tonë janë ende të larta dhe të gatshme për trafikim.
Ja çfarë shkruan Ravenna today lidhur me sekuestrimin e djeshëm të drogës, ku pati edhe të shtëna me armë:
Konsiderohet një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në historinë e Ravenës dhe të zonave përreth. Mbi dy tonelata drogë ndërmjet hashashit dhe marijuanës. Hetimet, të udhëhequra nga Karabinierët e komandës provinciale të Ravenës, sollën ndalimin e një 26 vjeçari italian nga rajoni i Piemontes, i cili ishte i njohur për forcat e rendit, si dhe të tre shqiptarëve, përkatësisht 227, 53 dhe 21 vjeç. Që të gjithë kanë përfunduar në burg me akuzën e transportit të substancave narkotike. Gjyqtari për hetimet paraprake e konfirmoi si të ligjshëm të shtunën ndalimin e italianit dhe sot atë të tre shqiptarëve.
Kontrolli surprizë
Veprimtaria hetimore nisi nga një shërbim i kontrollit të territorit, i kryer natën e së enjtes dhe të premtes nga karabinierët e Cervias dhe të Milano Marittimas. Një patrullë pikasi rreth orës 4,30 një furgon pëegjatë rrugës Romea Sud, në zonën e Savios, i cili lëvizte në drejtim të Ravënës. Në bordin e saj ishin dy persona. Ndaj urdhrit për të ndaluar, mjeti vazhdoi të ecte. Nisi menjëherë një ndjekje e shkurtër në kulmin e së cilës pasagjeri ia mbathi në këmbë nëpër fusha. Drejtuesi i mjetit, i cili u ndalua pas përpjekjes për t’u larguar, u identifikua si një 26 vjeçar nga rajoni i Piemontes në Itali, të cilin forcat e rendit e njihnin. Në brendësi të jetit u gjetën 2,4 tonelata marijuanë, 62 kile hashash dhe 4 litra vaj hashashi. Një sekuestrim me të vërtetë i madh dhe mes më të rëndësishmëve të kryer ndonjëherë në këtë territor.
Kërkimet
Karabinierët u vunë menjëherë në kërkimk të personit të arratisur. Një patrullë që kishte në bord komandantin e komisariatit të Savios, Giorgio Tantimonaco, pikasi në Lido di Classe dy vetura të dyshimta me po aq persona, një "Alfa 147" dhe një "Fiat Punto". Kur ju kërkuan dokumentat pati një pështjellim, gjatë së cilës një prej individëve nxorri një pistoletë. Polici, falë përvojës së tij arriti t’ia bllokonte dorën keqbërësit në të cilën mbante të shtrënguar armën. Në këtë moment pati një të shtënë, por nuk mbeti askush i plagosur pasi qitja u devijua.
Në vijim marshalli dhe pistoleta ranë në kanalin anash rrugës. Për fat të mirë, përveç një lëndimi të lehtë në njërën dorë për shkak të presionit të shtënës, polici nuk pati pasoja fizike (ju dha një prognozë prej 5 ditësh). Karabinieri tjetër qëlloi në ajër në formë paralajmërimi. Dyshja nisi arratinë, duke mos lënë gjurmë dhe duke braktisur në vendngjarje veturën tjetër, një “Alfa 147”. Nisi menjëherë gjëmimi i tyre ku u angazhuan disa patrulla, mes karabinierëve të Cervias dhe Milano Marittimas dhe Policisë së Shtetit, madje u përdor edhe një helikopter.
Arratia
Vetura e përdorur nga dy perosnat për t’ia mbathur, një “Fiat Punto” u gjet pak më pas, jo shumë larg kilometra nga vendi ku ndodhu episodi, në Lido di Classe. Të arratisurit kishin ngecur në një lokalitet pranë, pasi kishin vazhduar arratinë në këmbë.
Ndalimi
Policia e krehu zonën, duke pikasur tre figura të dyshimta në një lokal, të cilët kishin të veshura rroba me baltë. Njëri prej tyre u identifikua nga marshalli di Savio si pasagjeri i furgonit. Hetuesit mësuan se që të tre qëndronin së bashku në një hotel në Ravena dhe se kishin ardhur së bashku në Itali. Gjyqtarja Rossella Materia dha miratimin për ndalimin e tyre.
Italiani akuzohet edhe për mosbindje ndaj forcave të rendit si dhe për vjedhje. Hetimet vijojnë për të sqaruar prejardhjen e sasisë së madhe të drogës. Dyshohet se ajo është zbarkuar përmes detit në Lido di Classë, përpara se të ngarkohej në furgon.
[gallery]24680[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com