Banorët e fshatit Rrilë në Lezhë kanë tashmë një rrugë të re, e cila lidh fshatin me Hidrovorin e Tales dhe me autostradën Lezhë-Tiranë.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu panë nga afër këtë investimin për këtë rrugë me gjatësi 6,3 km dhe gjerësi 10 m.
Rruga është e pajisur me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët e saj dhe elementë dekorativë, që do t’i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në këtë zonë, që çdo vit e më shumë po tërheq mijëra vizitorë.
Kryeministri Rama sugjeroi se “që të bëhet rrugë turistike, duhet të mbillen edhe pemë anash saj”, pasi është komponent i rëndësishëm.
Kryebashkiaku Ndreu tha se “rruga është një nga më të vlefshmet për turizmin. Meqenëse industria kryesore është turizmi, qeveria na ka mbështetur për të ndërtuar një rrugë të tillë, për zonën këtu, por edhe për lidhjen me Talen”.
Sipas tij, ky investim ka rritur edhe vlerën e tokave përreth.
Më tej Rama dhe Ndreu inspektuan punimet që po kryhen për disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza të zonës së Shëngjinit.
“Ky projekt eliminon këtë histori. Kemi prokuruar 43 rrugë në qytet dhe do t’i bëjmë të gjitha. Pastaj Lezha kthehet në normalitet. KfW, nëpërmjet qeverisë, ka miratuar 26 milionë euro për ujësjellësin e Shëngjinit dhe dyfishimin e kapacitetit të impiantit të ujërave të zeza. Është një investim kolosal që i jep Lezhës një tjetër dimension”, tha Ndreu.
Paralelisht me investimet në infrastrukturën rrugore, po realizohet dhe projekti për ujësjellësin e ri në Kodër-Marlekaj për 5 mijë banorë.
Një incident i pazakontë është shënuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Lezhë, ku dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat. Njëri prej tyre është mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri një protestues per pronat nga Rrjolli i Velipojes.
Ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth katër orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti. Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar, i cili ka deklaruar se në momentin e ndalimit ishte duke shkuar në shtëpi dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye nga policia për shoqërimin.
Ndërkohë, burime nga policia e Lezhes bëjnë me dije se ndalimi i tyre është kryer pasi kishte informacione se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, ndaj dhe është ndërhyrë në mënyrë parandaluese.
Komente












Ku ishin 4 ore deputetet e PD-se Lezhe qe nuk e mbrojten apo u ndalua me marveshje te dy paleve per SHOW
PërgjigjuPemet mbillen ose tetor nentor ose shkurt mars. Tani ne pranvere vere nuk mbillen peme, por ato qe janë mbjell çelin, ato qe do mbillen mbeten tek kutia votimit Vitin tjeter
Përgjigju12 vjet -6 km rruge....sukses i madh.....
PërgjigjuPo mo 'jimi', po se vec ate pune kish qeveria keto vjet...
Jetoj tash 30 vjet ne Itali, Festimin e mbaj mend qysh kur kam jetu ne Lezhe, e kam pas kojshi, po habitem? Per mu ky asht shtet policesk.
PërgjigjuMakiwa! Mbas 30 viteve njerëzit kanë ndrruar or mik!njerëzit këtu janë bo mëtë egjër se para 30 viteve.