Rruga e re për ndihmën ekonomike, si mund të përfitosh

TIRANË, 9 Korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj kanë shpërndarë nëpërmjet rrjetit social "Facebook", një video- mesazh,  "Ja si aplikohet për ndihmën ekonomike". "Rruga e re për ndihmën ekonomike". shkruan në postimin e tij shefi i qeverisë.
Në video shpjegohet se kush përfiton ndihmë ekonomike dhe çfarë risish ka sjellë, qeveria e re, si sistemi i pikëzimit, tërheqja e saj nga gratë, përfitime shtesë për ato familje që dërgojnë fëmijët në shkollë rregullisht dhe i vaksinojnë etj.
Ndihma ekonomike në para është një mbështetje ekonomike, që iu jepet familjeve dhe individëve që kanë më shumë nevojë për përkrahje nga shteti. Ndihmën ekonomike mund ta marrin familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme; jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesit; viktimat e trafikimit; viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare.
Ndihma ekonomike kërkohet pranë komunës ose bashkisë ku jetoni dhe keni gjendjen civile dhe kërkesa bëhet nga data 1 deri në 10 të çdo muaji.
Pas mbylljes së aplikimeve, sistemi elektronik verifikon të dhënat e dokumentacionit, kërkesën e paraqitur pranë administratorit shoqëror dhe përcakton renditjen për të qënë përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Pagesa e ndihmës ekonomike tërhiqet pranë sporteleve të bankave ose zyrave të postës.
Një nga risitë e modernizimit të ndihmës ekonomike është përfshirja sociale më e gjërë e kategorive në nevojë, identifikim më i mirë i familjeve në nevojë, përjashtim i rasteve abusive nga skema e ndihmës ekonomike, rritja e transparencës, rritja e shërbimit të ofruar për ndihmën ekonomike, sistem pikëzimi për vlerësimin e ndihmës ekonomike, shpërndarje e drejtë e ndihmës ekonomike, administrim i ndihmës ekonomike nga gratë, subvencion shtesë për çdo fëmijë që shkon në shkollë dhe vaksinohet rregullisht./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simboleve shtetërore, minon unitetin e të gjithë qytetarëve të RMV-së