Rruga e re Qafë Thore-Theth, hapet gara për ndërtimin

Rruga e re Qafë Thore-Theth, hapet gara për ndërtimin

Projekti për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale i mbështetur nga Banka Botërore është tashmë në fazën e prokurimit të disa prej komponentëve të saj. Fondi Shqiptar i Zhvillimit si insitucioni zbatues i saj njoftoi se tashmë ka hapur garën për rrugën e re Qafë Thore-Theth, e cila pritet të zgjidhë çështjen e transportit më komod në një nga zonat më të frekuentuara turistike malore në vend. Referuar të dhënave rruga do të jetë 16 kilometra e gjatë dhe synohet rikonstrukrimi i plotë i saj.

Ky proces ndjek rikonstruktimin më të hershëm të bërë po nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rrugën Bogë-Qafë Thore. Punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 10 muaj nga ana e kompanisë që do të fitojë garën dhe përmes rikonstruksiont synohet që të përmirësohet struktura e plotë e rrugës, të lehtësohet qarrkullimi në zonë për banorët lokalë, por edhe aksesi për turistët.

Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.

Projekti për rrugën Qafë Thore – Theth është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare. Dokumenti në fjalë, bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve dhe që u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit vitin e 2017.

Projekti për rrugët lokale mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 50 milionë dollarë. Sipas projektit ndërhyrja përfshin aksin Fier-Seman me një gjatësi 18.2 kilometra, me një trafik ditor prej 3562 mjetesh, Pogradec-Tushemisht me një gjatësi 4 kilometra dhe me një trafik ditor prej 955 mjetesh në ditë dhe Qafë Thore-Theth me gjatësi 16 kilometra dhe me një trafik ditor mesatar prej 1091 mjetesh.

Ofertat nga ana e subjekteve të intresuara për ndërtimin e rrugës Qafë Thore-Theth duhet që të paraqiten brenda datës 3 maj. /Monitor

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja