Quhet “Rruga e shiut”, dhe është rreth një kilometër e gjatë. Ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është një vend vërtet i pazakontë: një rrugë ku klima rregullohet artificialisht dhe ku madje mund të bjerë shi.
Rruga kalon përmes resortit Côte d’Azur, në ishullin Europe, pjesë e projektit futuristik Heart of Europe të zhvilluar nga grupi Kleindienst, në det të hapur pranë bregdetit të Dubait. Emri nuk lë shumë vend për imagjinatë: ata që përshkojnë këtë rrugë priten nga një shi i vërtetë artificial, i krijuar për ta bërë më të këndshëm qëndrimin jashtë edhe gjatë muajve më të nxehtë.
Ambienti të kujton stilin dhe arkitekturën evropiane, ndërsa sistemi klimatik mundëson ruajtjen e temperaturës në 27°C. Një kontrast befasues, po të mendosh se në të njëjtën periudhë, në Dubai temperaturat mund të arrijnë deri në 47°C./Corriere










Komente
Komento