KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thEkson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë - Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan Rama krah videos.
Po ashtu kryeministri thekson se u vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma.
"U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit", shton ai.
Në muajin shkurt të këtij viti u raportua se traseja e rrugës Korcë-Ersekë, e cila ishte në ndërtim pësoi shembje. Dëmtimi i madh i rrugës ndodhi në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’.
Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çështja 'Balluku', Ndoka për Report TV: Rama po përpiqet të fitojë kohë
26 Dhjetor, 19:01
-
Berisha ‘merr pushimet’ dhe lë për vitin tjetër rrëzimin e Ramës: Largohet vetëm me qëndresë në shesh (VIDEO)
26 Dhjetor, 17:31
-
Teatri i ri Kombëtar, Rama ndan pamje nga punimet: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri
26 Dhjetor, 13:12
-
Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet aksi Boboshticë-Dardhë (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:36
-
Në prag të Vitit të Ri, nxënësit e shkollës ‘Gustav Mayer’ kartolinë urimi për festa
26 Dhjetor, 09:13
-
Ylli Pata: 2025, anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë
25 Dhjetor, 21:05
-
Korçë/ Sherr mes disa personave në një lokal, 1 i dhunuar, policia shoqëron dy persona (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:11
-
Analisti Vokshi: Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin, por i dhanë Ramës shumicën! Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve
25 Dhjetor, 15:11
-
Nga Korça te Parisi, ekspertja e turizmit në Report Tv: Ja ku ‘arratisen’ shqiptarët për festa
25 Dhjetor, 13:26
-
Zjarrfikësi në Pogradec kthen lokalin në bazë për shitje droge, vihet në pranga! Sekuestrohet kanabis (VIDEO)
25 Dhjetor, 11:23
-
Korça kremton Krishtlindjet, besimtarët luten në Katedralen Ngjallja e Krishtit! Mitropoliti Anastas mesazh bashkimi e tolerance
25 Dhjetor, 11:00
-
Korçë/ E përplasi makina teksa po lëvizte me biçikletë, 78-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh në spital
25 Dhjetor, 09:23
Nuk u hodh balte kot por e meritonte ate balte se e pame te gjithe si eshte ndertuar me balte e kashte.Detyren ben asgje me shume po jeni mesuar ju politikanti ben shkel e shko.
PërgjigjuPO PSE MOR, MOS PRISJE TA BËJE ME LEKËT E POPLLIT....
Përgjigju0 tabel sinjaliatike????
Përgjigju