Rruga kosovare e Kombit
përfundojnë 80% e punimeve

Rruga kosovare e Kombit<br />përfundojnë 80% e punimeve
KOSOVË - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka inspektuar punimet në seksionet 7, 8 dhe 9 të autostradës “Ibrahim Rugova”, ku sipas tij punimet në këto seksione të autostradës janë drejt finalizimit. “Autostrada po realizohet me dinamikë shumë të lartë”, ka thënë ministri.

Sipas tij, ky është projekti që ka transformuar, në kuptimin infrastrukturor, të gjithë Kosovën. Ai tha se projekti ka reflektuar jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë, në të gjithë rajonin. “Është projekt që po realizohet me shpejtësinë më të madhe në të gjithë Evropën Juglindore.

Është një sukses i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë punëkryerëse. Jemi të bindur se 13 muaj para afatit do ta përmbyllim projektin, festat e fund vitit qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i kalojnë në të gjithë kilometrat e autostradës çka ka paraparë projekti”, citon gazeta “Zëri” ministrin Mujota.

Mujota ka bërë të ditur se deri në këto momente, në këto segmente kanë përfunduar më shumë se 80 për qind e punimeve. Po ashtu, sipas tij, projekti po realizohet brenda kontratës, brenda parametrave financiarë.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania