Rruga Levan-Vlorë, Qeveria
pranon dështimin:Gabim projekti

Rruga Levan-Vlorë, Qeveria <br />pranon dështimin:Gabim projekti
TIRANE - Qeveria pranon dështimin për të përfunduar në kohë rrugën Levan- Vlorë. Kur kanë kaluar 5 vite nga koha kur kryeministri Berisha preu shiritin për fillimin e punimeve, kjo rrugë kërkon një kredi shtesë, e cila kap vlerën rreth 18 milionë euro. Dhe e gjithë kjo ka ardhur për shkak të mosperformancës së kompanisë prestigjoze “ALPNE”, siç është cilësuar, në ndërtimin e kësaj vepre kryesore në jug të Shqipërisë.

E gjithë kjo problematikë është ngritur në gjatë diskutimit në komisionin e veprimtarisë Prodhuese, ku deputetët e majtë ka mbërthyer me pyetje përfaqësuesit e qeverisë për të treguar realitetin e këtij tenderimi. Zëvendës ministri i Transporteve si dhe nëndrejtori i drejtorisë së përgjithshme kanë pranuar gabimin gjatë tenderimit, ndërsa e ka quajtur lapsus shifrën që do ti kushtojë tani shtetit shqiptar për huan që do të marrë nga BERZH.

Kjo vlerë do të shkojë për shtrimin e stabiliznatit të kësaj rruge, e cila nuk ishte parashikaur as në projekt. Për zvëndësministrin Ernest Noka rruga nuk është projektuar siç i kanë kërkesat autostradat, është projektuar gabim në ato elemente të cilat kanë rezultuar më pas gabim. Ndërsa për zëvendësdrejtorin në Drejtorinë e Përgjithshme Ylli Gjoni ku stabilizant është hequr në mënyrë koshiente.

“Një sqarim të mëtejshëm, shtresa e stabilizantit është hequr në mënyrë koshiente nga projektuesi në vitin 2004. Ai kishte bërë një llogaritje për jetëgjatësinë e rrugës 10 vjet. Ndërkohë në të gjitha standardet ndërkombëtare një autostradë e kësaj kategorie minimalisht jetëgjatësinë e ka 20 vjet. Pra nuk është një gabim i projektuesit, por ai e ka menduar në mënyrë koshiente për ta bërë 10 vjet. Kështu që është e patolerueshme në standardet tona dhe ndërkombëtare që të lejohet një autostradë pa stabilizant. Kur e kuptuam këtë fakt për ne ka qenë një shok dhe kjo gjë u kuptua relativisht vonë”, tha Ylli.

I pyetur nga deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, për mosparashikimin e vlerave reale të ndërtimit të rrugës, Noka u përgjigj se, projekti i tenderit nuk kishte marrë parasysh plotësimin e standardeve bashkëkohore. Rruga me katër korsi Levan-Vlorë do të kushtojë në total diçka më pak se 60 milionë euro dhe pritet të jetë e hapur për qarkullimin e mjeteve në të dy kahët e saj në fund të muajit Gusht të këtij viti.

(fc/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet