Rruga MaliqGramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj. Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks rrugor ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën. Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.


Lajmi kryesor:

‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas bllokon qarkullimin! Kalimi edhe nga rruga e dwmtuar alternative e Maliqit, në Moglicë bllokohen 3 trajlera (VIDEO)