FIER- Rruga e Varibopit në Cakran të Fierit është e amortizuar dhe pothuajse e pakalueshme në dimër nga gropat.
Sipas banorëve që protestuan këtë të premte, rruga s’ka pasur investime prej dekadash dhe situata është përkeqësuar pas punimeve të kryera nga ujësjellësi dy vite me pare.
“20 fëmijë që shkojnë çdo ditë në shkollë, ecin në këmbë. Gjithë baltë e llucë i çojmë në shkollë. Është turp! Na thanë se do asfaltohet në 2025, por ende nuk kanë bërë asgjë. Këtu është të ikësh me vrap nga ky vend. Këta na premtuar disa here dhe nuk e asfaltojmë. Ne e mirëmbajmë vete se ndryshe këtu nuk kalohet fare”, thanë ata.
Në këtë zonë jetojnë 100 familje, të cilët janë të penalizuar nga rruga pasi kanë vështirësi në transportimin e fëmijëve në shkolla. Sakaq, shërbimet e emergjencës, ambulanca apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë.
Ndërkohë burime pranë bashkisë Fier thane se sistemimi i këtij segmenti është planifikuar në buxhetin e vitit 2026, ndërsa rikonstruksionit të plotë do ti nënshtrohen të gjitha rrugët problematike të njësisë administrative Cakran.
Komente










