Rruga Milot-Balldren/Tabaku: Kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz, sot duhet të ishte para drejtësisë

Pasi Kryeministri Edi Rama foli ditën e djeshme në Kuvend për vendimet e qeverisë në lidhje me ndërtimin e rrugës Milot-Balldrem, opozita ka dalë ditën e sotme në një konferëncë për shtyp.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë konferencës ka paraqitur disa dokumenta, të cilat tregojnë se kontrata e ndërtimit të kësaj rruge është korruptive dhe se qytetarët do të paguajnë më shumë sesa 16 milionë euro për kilometër.

Sipas saj, kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz sot duhet të ishte para drejtësisë.

“Opinioni publik është njohur ditët e fundit me një nga aferat më korruptive të qeverisë  Edi Rama, që në fakt PD ka denoncuar që shtatorin e kaluar. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot -Balldrem. Deri tani qytetarët, dinë që do të paguajnë 16 milionë euro për kilometër, por dokumentat që ne do të paraqesim sot tregojnë se vlera mund të rritet duke e kthyer kontartën në një skemë korruptive.

Afera është thuajse e ngjashme me aferën e Unazës së Re, ku një kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi në rastin e Milot -Balldrem është se në grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të falsifikuara, por qeveria ia dha kontartën e partnertitetit publik-privat me ofertë të pakërkuar një kompanie të vogël, që zyrtarisht është në pronësi të një ish-deputeti të partisë socialiste, Agim Kola. Është detyrë e Prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku është i përfshirë kryeministri i vendit. Në këtë aferë mafioze, që u grabit shqiptarëve miliona euro. “- tha Tabaku.

Ndërkaq, sipas saj vlera totale që ministria e Financave ka llogaritur për këtë projekt, me pagesë prej 11 vitesh, që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2032, është në total 36 miliardë euro.

“Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e këtij projekti. Në buxhetin e vitit 2018 ky projekt u parashikua me 113 milionë euro më pas tenderi u hap me 50 milionë euro me shumë duke e çuar vlerën në 161 milionë euro, duke lënë mundësi që në dokumentat e tenderit kosto të shkonte më shumë.

Në kontratën e depozituar në Parlament ditën e enjtje, vlera shkon në 216 milionë euro, bashkë me tvsh do të kushtojnë 256 milionë euro, por kjo nuk është kosto përfundimtare.

Vlera totale që ministria e Financave ka llogaritur, me pagesë prej 11 vitesh që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2032 është në total 36 miliardë euro. Shteti shqiptar ka lënë hapësirë për këtë kontratë deri në 295 milion euro për t’u paguar. Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet më një vendim parlamenti. Kontrata që është depozituar në Parlament dhe kontrata që do të miratohet nga Parlamenti legjitim lë hapësirë, që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimit kosto të ndryshojë. Këtë hapësirë e lë në nenin 35.2 ku thuhet, që për të gjitha kostot shtesë, kontraktori bën një kërkesë në Ministrinë e Financave, ndryshe nga kontratat e tjera koncensionare që konsiderohen si kontrata me çelës në dorë, ku e mban kontraktori përgjegjësinë dhe riskun. Pjesë e kësaj skeme mafioze që sjell kosto shtesë në buxhetin e shtetit është dhe monedha me të cilën është firmosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por janë në euro, duke krijuar një risk shtesë për buxhetin e shtetit. Kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz sot duhet të ishte para drejtësisë.”- shprehet ish deputetja.

Ndërsa, për sa i përket tenderit të ndërtimit të rrugës, Tabaku ka thënë se ai është marrë pa garë dhe pa transparencë.

“Në lidhje me tenderin, në tetor 2018 u shpall tenderi me vlerën 161 milionë euro dhe pas shpalljes së tenderit është bërë përsëri një rinegocim që rriti vlerën e kontratës. Vlera e plotë e kontratës së tenderuara sipas të depozituar në Kuvend është 213 milionë euro. Pa garë, pa transparencë, pa përcaktuar absolutisht asnjë kusht për konkurencë të hapur dhe hera e parë që ndodh në historinë e kontratave publike. Kjo është kontrata e parë që tenderohet me vlerën më të ulët sesa zbatimi i saj. Kjo kontratë e përfituar nga firma ANK, e zotëruar nga Agim Kola, si ofertë e pakërkuar është ndër të vetmet që konsiderohet interaktive. Shteti shqiptar detyrohet t’i përgjigjet kërkesave të firmës në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një risi në lëmin e abuzimeve. Kontrata të tjera të ngjashme, të tenderuara po nga qeveria, megjithëse kanë qenë abuzive, megjithëse kanë qenë korruptive, përsëri nuk e kanë pasur këtë nivel mbrojtjeje për kontaktori.”-përmbyll Tabaku.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 31/05/2019 19:01

    Opozita ne vendet dem9kratike eshte kontrolli qeveruse dhe nuk ben vetem deklarata kritike por kur sheh abuzom me oarate publike ben denoncim ne prokuriri.Ligji ka kushtet eveta.Megjithse dhe ju jeni deri ne fyt me abuzime kur kishit pushtetin, keni te drejte kushtetuese dhe ligjore te padisni qeverine per te gjitha PPP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare