Ferit Muça, avokati i të akuzuarit Rexhep Tarba, mbikëqyrës i punimeve në rrugën Elbasan-Gjinar, menjëherë pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, lëshoi akuza të rënda ndaj drejtësisë shqiptare, duke i cilësuar arrestimet por edhe procesin e sotëm, si politike. Sipas tij, nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij, ndërsa paralajmëroi ankimimin e masës.
/Shqiptarja.com
Gjykata e Elbasanit la sot në burg ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika, ish-zv/ drejtorin Andi Toma, mbikëqyrësin e punimeve Rexhep Tarba dhe dy biznesmenët Agron dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rrezarta Boçiku është lënë në arrest shtëpie.
Ish-zyrtarët e lartë dhe biznesmenët janë lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në ndërtim e rrugës Elbasan-Gjinar. Sipas prokurorisë ata i shkaktuan një dëm shtetit prej 5.3 miliardë lekësh pasi abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar. Por tashmë dosja pritet që të transferohet te Krimet e Rënda, pasi Xhika akuzohet edhe për rrugën Tiranë-Elbasan.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO





