Pas urdhrit të qeverisë se pensionistëve do u çohet pensioni në shtëpi, pas asnjë kosto zero, Posta Shqiptare ka dhënë detaje se si po zhvillohet kjo procedurë. Zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, ndërsa ne ndoqëm një ditë në Postën Shqiptare dërgesën deri në dorëzimin e pensionit për cdo të moshuar, në këto kushte jo të zakonta që po kalon vendi ynë.

Të gjitha këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa thirrja e vazhdueshme që bëhet për të gjithë të moshuarit është të mos dalin nga banesa dhe të mos u drejtohet sporteleve. Sesi funksion kjo hallkë jo vetëm në qarkun e Tiranës por në të gjithë vendin Elvis Mance drejtor i Marketingur pranë Postës Shqiptare, sqaron si më tej.