Rruga Tiranë-Elbasan, ja kush
janë dy drejtorët e arrestuar 

Rruga Tiranë-Elbasan, ja kush<br />janë dy drejtorët e arrestuar <br>
Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë dy zyrtarët e lartë që janë arrestuar për rrugën Tiranë-Elbasan përveç Dashamir Xhikës. Aksel Qurduka përpos postit të ish-Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në cështjen CEZ-DIA me administrator Kastriot Ismailajn.

Në faqen e Facebook të Aksel Qurdukat vërehet ndër të tjera edhe një koment tallës për rrugën Tiranë-Elbasan, ku shkruan në 2016 se “E sigurt, tani që kam perfeksionuar teknikën e (Yoga-s), rruga do mbarojë me se s’bën kjo rrugë”.  Ndërsa Albens Alite, është drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar është nga Shijaku. Dy zyrtarët janë arrestuar, pasi akuzohen për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre. 

Rruga Tiranë-Elbasan ka nisur në 2008 ndërkohë që ende nuk ka përfunduar. KLSH konstatoi një dëm mbi 6 mln dollarë dëm, ndërsa ministria e Infrastrukturës 54 mln dollarë. Për të dyja dosjet janë kallëzuar Dashamir Xhika me drejtorin e mbikëqyrjes së punimeve dhe ish-drejtorin. 

Komenti i Aksel Qurdukas në Facebook
Komenti i Aksel Qurdukas në Facebook

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie