Komunikimi i urdhrit të lëshuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj është bërë në ambientet e policisë së Elbasanit, ku Xhika qëndron i arrestuar për dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar. Përpos urdhër arrestit të ri për Xhikën, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në Tiranë në lidhje me dosjen e dytë te Krimet e Rënda, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Albens Alite dhe Aksel Qurduka përpos kallëzimit nga KLSH janë akuzuar edhe në padinë e Gjiknurit.
Padia e KLSH për Xhikën dhe dy drejtorët



Padia e Gjiknurit ndaj Xhikës
Kallëzimi i ministrit Gjiknuri në 2017 erdhi pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku sipas tij është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Përveç, Dashamir Xhikës, Ministri Gjiknuri kallëzoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda edhe dy ish-Drejtorët e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Sipas kallëzimit, këta persona kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan
Padia e Gjiknurit për rrugen Tirane-Elbasan
d.b//Shqiptarja.com

VIDEO










