VLORE - Rreth 130 banorë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, banesat e të cilëve do të shemben në kuadër të rikonstruksionit të rrugës Trans-Ballkanike, kanë hyrë me forcë në ambientet e Bashkisë së qytetit bregdetar për të takuar kryetarin Shpëtim Gjika.
Vetëm mesditën e sotme ata janë lajmëruar nga punonjësit e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për pesë ditë duhet të lirojnë banesat të cilat do të shemben si pasojë e projektit, ndërsa revolta e tyre është ndaj vlerës së shpronësimeve. Kaq mjaftoi që banorët të grumbulloheshin për të protestuar, duke marrë rrugën drejt Bashkisë së qytetit.
Banorët hyjnë me forcë në ambientet e Bashkisë
Teksa u tubuan para bashkisë protestuesit fillimisht u përballën me punonjësit e sigurisë të cilët nuk i lejuan të futeshin brenda. Por pavarësisht kësaj, ata mundën të futeshin në hollin e institucionit ku u përpoqën të vinin në dijeni drejtues të bashkisë për shqetësimin e tyre. Më pas ata kërkuan të takojnë kryebashkiakun Gjika kërkesë e cila u refuzua nga punonjësit e bashkisë. Kaq mjaftoi që situata të agravonte dhe protestuesit të futeshin me dhunë në ambientet e brendshme të zyrave të Bashkisë me synimin për tu takuar me kryebashkiakun Gjika. Në këto kushte, ku as shtimi i forcave të policisë nuk e qetësoi situatën, Gjika vendosi të zhvillojë një takim me banorët.
Gjika: Ish-qeveria Berisha fajtore, dha cerfitika pronësie abuzive
Pasi dëgjoi ankesat e banorëve të cilat konsistonin kryesisht në pagimin e dëmshpërblimeve dhe sigurimin e një tjetër banese, Gjika pohoi se do te ndjeke hap pas hapi shqetesimin e tyre. Ai shtoi se do të ndërhyjë pranë organeve kompetente për zgjidhjen e kësaj situate, ndërsa nuk harroi të theksonte se fajin për këtë ngërç e ka qeverisja e mëparshme që i ka pajisur me certifikata pronësie këta banorë në mënyrë abuzive
Protestuesit u shpërndanë me premtimin se kërkesat e tyre do merren parasysh, ndërsa kërcënuan se protestat nuk do të mungojnë nëse një gjë e tillë nuk ndodh. “Kryeministri të vijë të shikojë gjendjen tonë,” - kanë thënë banorët teksa protestonin.
Qeveria vendosi në muajin dhjetor të vitit të shkuar që të shpronësojë për interes publik të gjithë pronarët që do të preken nga kjo rrugë.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com