"Rruga Tregtare" ndryshon faqe
Dako: Bulevardi 25 vjet pa investim! 

DURRES - Bulevardi kryesor i Durrësit apo siç njihet ndryshe edhe si "Rruga Tregtare" ka ndryshuar pamje, falë një projekti rikualifikues që përfshiu të gjitha objektet që gjenden në të dyja anët e rrugës, kryesisht dyqane dhe shtëpi banimi. Ai Shtrihet nga Pallati i Sportit "Ramazan Njala" deri te Torra Veneciane pranë portit detar. 

Objektet që në pjesën dërrmuese janë ndërtuar në vitet '30 të shekullit të kaluar dhe që përmbajnë vlera të mëdha urbanistike, ju nënshtruan procesit të suvatimit si dhe të lyerjes së fasadave në të gjithë gjatësinë e tyre. Ky ishte një projekt që u financua nga vetë bashkia e qytetit e që përfshiu 20 mijë m2 fasada godinash duke krijuar një tjetër pamje të tyre në prag të sezonit turistik. Për këtë projekt janë investuar 32 milionë lekë. 

durres
durres

Për këtë projekt sot u organizua edhe një ceremoni me rastin e përfundimit. Në të morën pjesë qytetarë të Durrësit si dhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili veçoi se me fondet e vetë bashkisë është ripërtërirë i gjithë bulevardi i Durrësit, i cili nuk e kishte njohur dorën e rikonstruksionit prej 25 vitesh. 

dako
dako
dako

Bulevardi i ri krijon mundësi edhe për këmbësorët pasi qarkullimi i automjeteve është i limituar.  Kryebashkiaku Dako shtoi se ky projekt ishte frut edhe i bashkëpunimit me pronarët e lokaleve të banesave me punonjësit e firmës restauruese pasi ishin vetë këta banorë që prishën tenda e ndërtime të tjera në funksion të realizimit të këtij projekti. 

durres

Ndërkohë, këto ditë, me një fond prej 1 milion dollarësh të dhënë nga qeveria, bashkia do të nisë rikualifikimin e godinave në 7 rrugë të tjera të qytetit me një sipërfaqe prej 113 323 m2 projekt i cili do të përfundojë brenda 3 muajve.

durres
durres


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë