TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica priti sot Drejtorin për Ballkanin në Agjencinë turke Anadolu, Omer Cetres dhe  një grup gazetarësh të këtij institucioni.
Thellimi i bashkëpunimit midis dy agjencive, ishte tema e  bashkëbisedimit  midis zotit Podgorica dhe zotit Cetres.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se gjatë gjithë kësaj periudhe komunikimi midis dy agjencive ka qënë i frytshëm dhe efektiv, por mundësitë janë që ai të intensifikohet.
Zoti Omer Cetres, duke nënvizuar punën që po bëhet për një pasqyrim sa më të zgjeruar të vendeve të Ballkanit, shprehu angazhimin e agjencisë turke për ta rritur pasqyrimin edhe për Shqipërinë. 
Trasmetimi  edhe në gjuhën e shqipe, duke e çuar në nëntë numrin e gjuhëve që trasmeton Agjencia Anadolu është një tregues konkret në këtë drejtim.
Zoti Podgorica e vlerësoj shumë këtë sipërmarrje të re të kolegëve turq dhe  u shpreh i gatshëm për të përcaktuar piketa të reja të bashkëpunimit midis dy institucioneve./ATSH/