Abuzimet e shumta financiare në ndërtimin e rrugëve në vend,kanë sjellë krijimin e disa dosjeve penale kundër ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij në këtë institucion. Mësohet se momentalisht në hetim nga prokuroria janë 10 zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po verifikohen penalisht për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ndërtimin e katër segmenteve rrogore.
Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë “Shqiptarja.com” se që prej vitit 2016 e deri më sot prokuroria ka në dorë tre dosje të rrëndësishme, ku të dyshuar si të implikuar në afera abuzimi me detyrën dhe korrupsion janë 10 zyrtarë të ARRSH. Burimet sqaruan se këto dosje ndaj zyrtarëve të këtij institucioni kanë mbëritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që janë plotësuar me dokumentacion shtesë të referuar nga policia e Shtetit. Tashmë tre nga këta zyrtarë të ARRSH janë arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,si Dashamir Xhika ish-drejtori i Përgjithshëm dhe dy vartësit e tij, drejtorët e menaxhimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.
Ndërkohë që 7 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni po verifikohen penalisht. Bëhet fjalë për shtetasit Thoma Xhori, Niko Mihali, Albana Ahmeti, Donika Shehu dhe Diana Gumeni që të gjithë anëtarë të grupit të hartimit të termave të referencës dhe llogaritjes së fondit limit. Sipas burimeve ndaj këtyre personave po kryhen veprime hetimore nga ana e prokurorisë lidhur me abuzimet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për studimin e zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës” dhe ndërtimin e “By-pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë”. Ndërkohë dosja e tretë për të cilën është duke hetuar prokuroria ka të bëjë me ndërtimin e dy by-Pass-ve, atij të Vlorës dhe atij të Fierit. Personi që është kallëzuar nga KLSH në 4 janar 2017 quhet Ermal Nuri me detyrën e përgjegjësit të sektorit të Zhvillimit të projekteve të huaja dhe të Brendshme në ARRSH.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com