Vendimi i Apelit Durrës
Burg Dashamir Xhikës dhe Andi Tomës
Burg edhe Rexhep Tarbës (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit)
Detyrim paraqitje Agron Hysa dhe Kujtim Hysa
Detyrim paraqitje Rezarta Bokçiu
Akuza për korrupsion për rrugët
Ish-zyrtarët e lartë dhe biznesmenët akuzohen për shpërdorim detyre në ndërtim e rrugës Elbasan-Gjinar. Sipas prokurorisë ata i shkaktuan një dëm shtetit prej 5.3 miliardë lekësh pasi abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar. Pas arrestimit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi një tjetër masë ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika.
Akuza e dytë ka lidhje me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Në pranga për rrugën Tiranë-Elbasan përfunduan edhe drejtori dhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar që kane ndjekur punimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë mbi 6 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por qe jane riperseritura ne nje kallezimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.
Dashamir Xhika (me rreth të kuq) dhe Andi Toma ne Gjykaten e Apelit ne Durres
Trupa gjykuese në Gjykatën e Durrësit
d.b/d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO









