Rrugët bosh! Rregullat e qytetit në Itali që bllokoi koronavirusin, i riu nga Tirana: Këtu jam përshtatur me jetën e re...karantina shtyn Shengenin

Situata në Itali është alarmante nga koronavirusi, por nëse respekton udhëzimet e institucioneve fillon kthesa. Një gjë e tillë ndodhi sot edhe në Lodi, e cila është një nga zonat në vendin fqinj ku është bllokuar përhapja e koronavirusit. Por si u arrit kjo? Qytetarët italianë në këtë zonë janë mbyllur të gjithë në shtëpi duke eliminuar të gjitha daljet e panevojshme. Për të kuptuar më mirë atë që po ndodh në Lodi (Lombardi) na ndihmon një qytetar shqiptar, Indrit Voga, i cili ndodhet në Itali me pushime. Voga ka dërguar një video në redaksinë e Shqiptarja.com nga rrugët e Lodit, të cilat janë bosh. Kjo tregon se sesi qytetarët italianë në këtë zonë respektojnë rregullat duke mos dalë kur nuk kanë gjëra të nevojshme. Indriti thotë se italianët u sensibilizuan duke mos dalë nga shtëpia pa arsye, vetëm për cështje jetike, për në punë ose për të blerë për të ngrënë.

Rrugët e boshatisura të qytetit të Lodit, Itali

Videoja që është filmuar sot në drekë nga i riu shqiptar që tregon rrugëtimin e tij në qytet duke shkuar për në polici për të komunikuar me autoritetet për shtyrjen e afatit të qëndrimit, pasi edhe pak ditë i kanë mbetur nga periudha prej 3 muajsh që mund të qëndrojë në Itali në bazë të rregullave të lëvizjes së lirë.

I riu shqiptar, Indrit Voga

Nga biseda me Indritin, mësojmë se një nga përgjigjet që mori ishte se kushdo që ka probleme dhe ka ngecur në një nga vendet e karantinave, afati do të shtyhet me 30 ditë por nuk është akoma një vendim zyrtar. Në fund të bisedës, Indriti ka një mesazh edhe për familjen e tij në Tiranë.

"Shpresoj që familja ime në Tiranë të jetë mirë, dhe të gjithë shqiptarët. Edhe unë në fillim isha pak skeptik, dilja ndonjë kafe pa maskë. Tani i jam përshtatur mënyrës së re të jetesës. Mos dilni në kafe, jo clube, epidemia varet shumë nga si reagojnë qytetarët vetë. Kam qenë atje që në momentin e parë të përhapjes së koronavirusit dhe do të qëndroj pa dalë nga qyteti të paktën deri me 3 prill" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/03/2020 08:54

    Dikush i cili shkon diku vetëm për pushime nuk mund të dijë se si funksionon gjëja e atij komuniteti dhe aq më shumë të ketë opinion për të.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale