Rrugët, drafti: Dënimet nisin
nga 15 ditë burg për shkelësit
Nisma e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) për të rritur sigurinë rrugore bazohet kryesisht në ashpërsimin e masave ligjore por edhe të formacioneve arsimore në kurrikulat shkollore.
TIRANE- Nisma e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) për të rritur sigurinë rrugore bazohet kryesisht në ashpërsimin e masave ligjore por edhe të formacioneve arsimore në kurrikulat shkollore. Zbatimi i masave të propozuara do të kryehet kryesisht në një bashkëpunim më të thelluar dhe të koordinuar midis organeve të Transportit dhe atyreve të Drejtësisë. Për më tepër, zbatimi i këtyre masave do të kryhet sipas ligjit për të gjithë përdoruesit e rrugës, qofshin këta përdorues të mjeteve apo këmbësorë.
AshpërsimiNjë nga problematikat kryesore në Shqipëri është mos zbatimi i rregullave të qarkullimit. Një nga masat e propozuara në kuadrin ndëshkimor është rishikimi i Nenit 129, të Kodit Penal. Sipas kësaj reformë, dënimi për kundravajtjet do të kishte si pikënisje fillestare masën ndëshkimore prej 15 ditësh burg. Ndërkaq pritet forcimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe zbatimi i tyre pa kompromis, në këto drejtime: respektimi i normave të shpejtësisë, mospërdorimit të alkoolit, drogave dhe telefonit celular, përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse. Për të bërë këtë më efikase Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) si edhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kanë hartuar një aktmarrevjeshje që do të thellojë bashkëpunimin për të gjobitur kundravajtësit.
TeknologjiaNë mënyrë që monitorimi i rrugës të jetë dhe mbledhja e përpunimi i të dhënave të jetë sa më efikas, do të përdoret një sistem i informatizuar. Kjo do të kryhet gjithmonë e më shumë nëpërmjet sistemit “SCOUT” dhe leximit telematik të targës.
FugonatPër të gjithë ato fugonat e transportit ndërqytetas, që nuk plotësojnë kërkesat minimale të sigurisë rrugore, është propozuar që të mos lejohen më të kryejnë shërbimin e trasportit publik. Kjo për shkak të mundësisë së lartë që kanë këto mjete, të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e sigurisë, për të pësuar aksidente rrugore. Pritet që kjo nismë të jetë realizuar deri në muajin maj 2014.
SigurimiNë analizën e organeve të Transportit është konstatuar një informalitet i lartë, për sa i përket sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike. Një masë e propozuar për të zgjidhur këtë problem është detyrimi që në fazën e regjistrimit të mjeteve rrugore dhe pagimit të taksave të tyre pasi të jetë lidhur paraprakisht kontrata e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45