Rrugët, Olldashi: Ramës i ka
humbur metri, gënjen çdo ditë

TIRANË – Ministri i punëve publike, transportit dhe telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi sot kryesocialistin Rama se ka gënjyer lidhur me të dhënat e publikuara një ditë më parë për infrastrukturën në vend.
Në një konferencë të posacme për shtyp, Olldashi tha se kreu i PS ka trilluar mbi gjithcka që ka thënë/.
“Vetëm nga Drejtoria e RRugëve në këto 7 vjet janë ndërtuar 2 056 km rrugë, ndërsa me fonde të qeverisë janë ndëruar 9 013 km rrugë në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Olldashi, ndërsa listoi disa prej akeseve kryesore.
“ Gjithcka që tha Rama dje është një spekullim i paturpshëm politik. Udha është e pafund, as iheq as i shton gjë, sejcili e mat me metrin e vet. Ndaj unë sot them: Rama nuk është në metro”, tha ministri.

STATISTIKAT
“Në 2005 PS e la Shqipërinë pa plan dhe ne e filluam. Më 10 maj 2006 nisi plani kombëtar për transportin. Janë 276 mld lekë të reja të investuara vetëm nga DPRR në ifrastrukture. Janë 2056 km rrugë ose 70% e rrygëve të ndërtuara apo rikonstruktuara që prej vitit 2005”, tha Olldashi.

STANDARDET
“Nuk gjetëm asnjë standard kur erdhëm në pushtet. Kemi punuar me standarde britanike, italiane dhe amerikane”.

TIPOLOGJIA E RRUGËVE
Ministri Olldashi tha sot se kryesocialisti Rama nuk lexon ligjet e për këtë arsye nuk di tëvërtetën për tipologjinë e rrugëve apo sigurinë e akseve rrugore shqiptare. “Kemi eleminuar 50% të pikave të zeza të transportit rrugor në Shqipërinë. Por, Rama këtë fakt nuk e pohoi”, përfundoi ai.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjeter sukses në Botërorin e skive

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjeter sukses në Botërorin e skive