Një përmbledhje punësh ku ndërthuren përvojat personale me motivet e identitetit kulturor shqiptar prezantohen në ekspozitën “Rrugëtim n’Art” të artistit korçar Vasil Miho, të çelur në ambientet e Konsullatës Shqiptare në Selanik. Efekte Ekspozita sjell një cikël punimesh të realizuara ndër vite, ku artisti pasqyron rrugëtimin e tij në emigracion, paralel me zhvillimin në artin dekorativ.  

“Rrugëtimi im në emigracion ka ecur gjithmonë paralel me artin. Përmes teknikave dekorative, sidomos asaj të letrës, kam arritur të shpreh ndjenjat dhe përvojat e mia.”, thotë Miho.

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë teknika e letrës dhe butaforisë dekorative, e njohur ndryshe si “papier-mâché”, e përdorur kryesisht në teatër dhe në teatrin e kukullave, por që këtu vjen e transformuar në forma artistike bashkëkohore.

Punimet sjellin tema të larmishme, nga nostalgjia e jetës tradicionale me motive si ato të grave në sofatet e Korçës deri tek bota e fëmijëve me elementë cirku. Në ekspozitë nuk mungojnë as maskat klasike dhe realiste, si dhe figura të njohura artistike si Don Kishoti, të konceptuara edhe si modele për skulptura monumentale në të ardhmen.