Të ndjekësh modën dhe të jesh koherente me markat dhe trendet e fundit, është sfidë më vete. Edhe pse ende nuk kemi një treg të konsoliduar, profesioni i stilistit të Shqipëri dita ditës po gjen hapësirat e duhura. Pas një vëzhgimi të gjatë ne zgjodhëm shkollën e parë në Shqipëri dhe e vetmja e këtij lloji, ku teknikat bashkëkohore që ndjekin djemtë dhe vajzat e “SIPAM AB”, na bënë akoma më kurioze për t'i parë nga afër.
Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” stilistja Edlira Zani, na tregon hap pas hapi rrugëtimin e saj 17-vjeçar në tregun shqiptar, suksesin e saj në Institutin e Athinës dhe kthimin në Tiranë, por edhe rrugën e suksesit të Institutit të Modës në Shqipëri. E bukura e këtij rrëfimi është se ky pasion ka marrë jetë në Selanik dhe është kurorëzuar në Tiranë pas një cikli studimesh të fituara fal talentit dhe paisonit që e karakterizonte Edlirën. Kujtojmë se, “Sipam AB” me qëndrën e saj në Tiranë, aplikon teknikë me metoda bashkëkohore me mjetet dhe ambientet më moderne. Me experiencën e saj 17 vjeçare, me vizionin dhe inisiativën në trajnimin e metodave moderne në kuptimet e modës, ka përforcuar linjën e modës brenda dhe jashte vendit.
/Shqiptarja.com