
Mesditën e sotme, me rastin e përvjetorit jubilar, të 110-të të themelimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosi kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta, për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit shqiptar. Gjithashtu, Rrumbullaku u shpreh se kujtimi dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.
“Për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, 110 vjet janë epitafe, çmimi i jetës së tyre, drita e prehjes që ndriçon kolegët në majat e thepisura, në shtratet e sipërfaqeve ujore, në rrugët e vendit dhe në skajet e tij”- u shpreh Rrumbullaku.
Lajmi kryesor:
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89.4%
-
Jo
9%
-
Nuk e di
1.6%
Vota total: 13133
Lajme të tjera
-
Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle s'iu vendos emri ‘Aranit Toskaj’! S’e vesha dhëndër, por me uniformë polici
29 Mars, 19:54
-
Kamera e radarë, 14 segmentet rrugore që do monitorohen në të gjithë vendin, kalon kontrata e mbikëqyrjes
28 Mars, 08:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë
21 Mars, 10:52
-
Kërcënoi familjarët e tij me kallashnikov pas një sherri, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë (EMRI)
21 Mars, 09:41
-
Partia Socialiste zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Beratit
18 Mars, 19:15
-
Krifca me prodhuesit e bukës: Mbrojmë prodhimin tradicional, kontribut në punësim
16 Mars, 09:27
-
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Portin e Durrësit
13 Mars, 15:35
-
6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës
11 Mars, 13:25
-
‘Ngrijnë’ strukturat vendore të Krimit Ekonomik, Rrumbullaku pezullon të gjithë drejtuesit: Nuk përmbushën pritshmëritë
10 Mars, 13:56
-
Bujqësia, 15 milionë euro investime për kullimin dhe ujitjen
10 Mars, 07:17
-
Lëvizje në Polici, Ardian Çipa ikën nga Elbasani, shkon në Gjirokastër! Vendin e tij e zë Ilir Proda! Ndryshime edhe në Dibër
7 Mars, 08:53