Rrushaj: Qeveria dhe Instat, krim
me shifrat e gjendjes ekonomike

Rrushaj: Qeveria dhe Instat, krim<br />me shifrat e gjendjes ekonomike
TIRANË - Ish-zv/ministri i Financave, deputeti i PD, Alfred Rrushaj ka dalë me një deklaratë për mediat, ku akuzon qeverinë dhe INSTAT "se po kryejnë krim të rëndë me shifrat e ekonomisë".

Rrushaj për këtë iu referua publikimit të rezultatetve të vlerësimit tremujor të GDP-së për tremujorin e tretë të 2013. "Kreu i paligjshëm i këtij institucioni, pa e fshehur kënaqësinë, deklaroi se më në fund, pas 31 tremujorësh me rritje pozitive, tremujori i trete i 2013 paska rezultuar me rritje negative prej 2,26%,  dhe sigurisht për këtë na u dashka fajësuar qeverisja e mëparshme".

Sipas Rrushajt, skenari është i qartë dhe i lexueshëm: tremujori i tretë të dalë negativ, meqenëse në drejtim kanë qenë ende demokratet dhe nga tremujori i katërt kur në pushtet kanë ardhur socialistët, të fillojë optimizmi, rritja, me një fjale, të ndrisë çdo gjë. Por mjafton një analizë e thjeshtë për të kuptuar se këto të dhëna janë të manipuluara dhe se futja e duarve në shifrat e statistikave te vendit është bërë me ngut, pa kujdes, dhe shkel e shko".

Ish/zv/ministri ka paraqitur 3 fakte: "Së pari, na del se tremujori sipas shifrave të publikuara, turizmi ne tremujorin e dytë, pra në pranvere, paska pasur turizëm më të madh se sa tremujori i tretë që është tremujori i muajit të verës. Industria nxjerrëse, e cila ka rritje të eksporteve për rreth 22% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2012, çuditërisht del me rënie me rreth 4%. Së treti, GDP-ja tremujore përgatitet bazuar në deklaratat tatimore të cilat, siç e dimë, tashmë ato mungojnë dhe për këto nuk është përdorur asnjë burim alternativ të dhënash për të zëvendësuar deklaratat që mungojnë".

"GDP tremujore përgatitet bazuar në deklarata tatimore, që mungojnë dhe s’është marrë asnjë burim tjetër alternativ të dhënash për të zëvendësuar deklaratat që mungojnë. Po fusin duart në shifrat që institucionet e pavaruara paguhen për t’i dhënë të pandryshuara". Rrushaj i ka bërë thirrje kryeministrit, që të mos ndërhyjë dhe shqiptarët të dinë cila është ekonomia e vendit të tyre", përfundoi  deklaratën Rrushaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit