TIRANE - Rrushi vjen në madhësi, forma dhe shije të ndryshme. Rrushi i zi përdoret për prodhimin e verës së kuqe, e cila është një nga pijet më të shëndetshme, sepse përmban resveratrol, i cili nuk gjendet në verën e bardhë. Resveratroli ka efekt antikacerogjen, antiinflamator dhe antivirusal dhe po ashtu parandalon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes. Farat e rrushit janë të pasur me flavonoide të cilat janë të shkëlqyeshme për luftën kundër shumë sëmundjeve, prandaj gjatë përgatitjes së lëngut nga rrushi shfrytëzoni edhe farat.
VLERA USHQYESE
Rrushi është burim i pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C. Po ashtu përmban sasi të madhe të flavonoideve, të cilat më së shumti janë të pranishme në rrushin e zi. Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve të kalciumit, klorit, bakrit, fluorit, hekurit magnezit, manganit, fosforit, kaliumit, silicit dhe squfurit. Lëkura e rrushit përmban beta karoten dhe likopenë dhe fitonutrientet siç është resveratroli. Farat kanë efekt antioksdidativ, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe nxisin rritjen e qelizave të reja.
MPIKSJET E GJAKUT
Lëngu i rrushit mund të parandalojë krijimin e mpiksjeve të gjakut dhe përmirëson qarkullimin.
VEPIM ANTIINFLAMATOR
Veprimi antiinflamator i rrushit parandalon krijimin e proceseve të ndryshme inflamatore, lehtëson simptomat e astmës, reumës dhe gihtit (artritit urik).
ARTEROSKLEROZA
Resveratroli është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e shëndetit të mureve të artereve, parandalon fryrjen e tyre dhe mbledhjen e pllakave në artere.
FSHIKËZA
Parandalon krijimin e gurëve të veshkave dhe nxit trupin për t'u liruar nga gurët dhe përmirëson urinimin duke nxitur sistemim urinar për t'u liruar nga toksina.
KANCERI
Rrushi është i mbushur me antioksidantë të cilët parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
KAPSLLËKU
Lëngu i rrushit ka efekt të lehtë laksativ. Gjatë ditës pini rreth 200 ml lëng të rrushit për të nxitur punën e sistemit tretës.
SYTË
Flavonoidet në mënyrë të suksesshme ruajnë shëndetin e syve dhe parandalojnë krijimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara me plakje.
ZEMRA
Rrushi do të forcojë zemrën, rregullojë punën e saj, parandalojë krijimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Për të mbrojtur zemrën tuaj, hani rrush çdo ditë.
MËLÇIA
Prania e mineraleve të ndryshme do të nxisë lirimin e mëlçisë nga toksinat dhe do të përmirësojë punën e saj.
LËKURA
Lëngu i rrushit do të pastrojë lëkurën nga ndotësitë, do të largojë vajin e tepërt, do ta qetësojë dhe reduktojë praninë e akneve.
Shkrimi u botua sot në Suplementin shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com