Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi autori i dyshuar për ekzekutimin

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi autori i dyshuar për ekzekutimin

Vanja Gjorçevska dhe Ljupço Palevski

Ljupço Palevski-Pallço, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjoroçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovskit nga Velesi, është arrestuar në Stamboll, Turqi mbrëmjen e sotme (5 dhjetor).

Po ashtu sot është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Ministria e Brendshme njoftoi sot në orët e paradites, se Ljupço Palevski-Pallço, kërkohet për hetimin e veprave penale si rrëmbim dhe vrasje.

Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është edhe babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski.

Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoninë e Veriut dhe ka pasur biznes ndërtimi.

Sipas ministrit të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski. Fillimisht u tentua që ngjarjes t’i jepej kontekst etnik, por autoritetet sqaruan që të gjithë protagonistët në këtë ngjarje janë maqedonas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi ekzekutori

1701647068_palco.jpg

Ljupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Po ashtu sot është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Ora 15:35
Akuzohet se rrëmbeu e vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji i 'frikshëm' në foton e autorit

 

Lupço Palevski, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares

Lupço Palevskin, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, u shpall një natë më parë në kërkim ndërkombëtar.

Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlindjen, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.

Ndërkohë, siç përcjell Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.

Në të shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, në fakt nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjeçarit të vrarë nga Velesi.

Pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.

“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.

Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.

Lupço Palevski
Ora 12:31
Pas vrasjes së 14-vjeçares, qytetarët në Maqedoninë e Veriut peticion me shkrim për rikthimin e dënimit me vdekje

1701775912_peticion.png

Vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.

Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.

Duke dashur të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e rëndë, qytetarët shprehen se dënimi me burgim të përjetshëm është pak dhe se personat që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënim kapital.

Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski, një person publik i cili është ende në arrati.

Të dyja rrëmbimet që përfunduan me vrasje ën RMV, dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/12/2023 20:18

    Është i strehuar në Serbi ky vrasës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja