Shkup - Vajza 14 vjeçare nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, e cila ishte zhdukur nga e hëna (27.11.2023) është gjetur e vrarë.
Trupi i pajetë i 14 vjeçares, e identifikuar si Vanja Gjorçevska, u gjet në rrethinën e Shkupit. Ndërsa në afërsi të Velesit, ( qytet që ndodhet afër Shkupit) është gjetur i vrarë 74 vjeçari Pançe Zhezhovski i cili ishte raportuar i zhdukur më 24 nëntor 2023.
Vajza 14 vjeçare dyshohet se është vrarë ditën dhe kur është zhdukur pra më 27 nëntor, teksa po shkonte në shkollë.
Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, informon Prokuroria.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonië së Veriut shpërndau një deklaratë mbrëmjen e sotme (03.12.2023) mbi dy vrasjet për të cilat dyshohen se janë kryer nga personat e njëjtë.
Nga hetimet u konstatua se dy vrasjet janë kryer nga i njëjti person, motivi i të cilit ishte “përfitim interesi” (lakmi materiale)" informon Prokuroria.
Në lidhje me të dyja vrasjet dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe janë në paraburgim e priten të dalin para gjykatës, një ndodhet jashtë vendit dhe një tjetër i dyshuar është ndaluar dhe ndodhet në stacionin policor.
Prokuroria sqaron se të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase
“Në të njëjtën kohë, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka përkatësi etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, informon Prokuroria Publike.
Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastijes në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve
Prokuroria ka dhënë urdhra për tu kryer autopsia në trupat e viktimave si dhe po kryhen kontrolle në dy lokacionet ku u gjetën viktimat.
"Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Veles kanë kryer kontrolle në dy lokacionet ku janë gjetur trupat e të zhdukurve. Janë dhënë urdhra për autopsi në trupat e viktimave dhe për identifikimin e duhur. Gjithashtu janë lëshuar urdhra për mbledhjen dhe ekspertizën e të gjitha gjurmëve dhe provave nga të dyja lokacionet."
Eshtë gjetur e djegur dhe një makinë tip Citroen
‘Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal, në koordinim me Prokurorin Publik
Në ditët pas zhdukjes së dy personave, prokurorët publik lëshuan urdhra për kontrolle në vende të shumta, sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video, vendndodhjen bazuar në stacionet bazë, analizat ligjore të pajisjeve elektronike, mjekësinë ligjore të gjurmëve materiale dhe provave, duke përfshirë makinën e lidhur me ngjarjen.
Janë intervistuar persona të cilët kanë mundur të kenë njohuri të caktuara për ngjarjen dhe në bazë të të gjitha provave të grumbulluara është zbardhur ngjarja për autorët e dyshuar dhe motivet e tyre. Pas kompletimit të provave dhe aktekspertimit të urdhëruar, prokuroria do të fillojë procedurat përkatëse ndaj të gjithë të dyshuarve, informon Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.
Tre nga pesë të dyshuarit për vrasjen pritet të sillen në Gjykatën Penale në orët e vona të natës.
Tre të arrestuarit për vrasjet
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe prokurori i Prokurorisë Publike Shkup, Gavril Bubevski, do të mbajnë nesër në mëngjes një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me dy ngjarjet që tronditën Maqedoninë e Veriut.
Mes 5 presonave që janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, e cila rezultoi e zhdukur prej 27 nëntorit është dhe babai i saj, shkruan media në Maqedoninë e Veriut.
Foto: Ljupco Palevski - Palco
Ljupço Palevski – Palco është një nga personat e dyshuar që kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës bën të ditur faqja online e maqedonisë së Veiut Fokus.mk
Mësohet se aktualisht ai është jashtë Maqedonisë së Veriut dhe mendohet se disa ditë më parë ishte larguar drejt Turqisë.
Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi I njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk
Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.
Foto: Pançe Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska
Vajza 14 vjeçare, Vanja Gjorçevska, dhe berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski (74) nuk njiheshin. E konfirmon vajza e berberit të moshuar gjatë një interviste për median në Maqedoninë e Veriut.
Në një bisedë telefonike, për “Focus” vajza e tij Makedonka pohoi se as ajo dhe as askush nga familja e saj nuk e njihte Vanjën apo dikë në familjen e saj.
“As babai im dhe asnjëri prej nesh nuk e njihnin personalisht vajzën. Unë jam në stacion policor, nuk di ende asgjë, përveç se babain e kanë gjetur të vdekur, të varrosur. Është hera e parë që dëgjoj nga ju, nga gazetarët, se motivi i vrasjes ishte përfitim interesi. Nuk e kam lexuar njoftimin e MPB-së, por mund të them që babai im nuk ka qenë kurrë pasanik, ndaj nuk e di se çfarë do të thotë termi përfitim interesi. Unë jam në stacion, nuk mund të them asgjë më shumë, sepse nuk kam as detaje – tha e bija.
Foto: Pançe Zhezhovski, Vanja Gjorgjievska
Prokuroria Publike ka njoftuar se sot nga ana e policisë në rrethinën e Shkupit është gjetur e pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorgjievska, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e policisë është gjetur trupi i 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.
Sipas prokurorisë të njëjtit persona të dyshuar të etnisë maqedone qëndrojnë pas dy vrasjeve që tronditën Maqedoninë e Veriut.
Nga hetimet u konstatua se dy vrasjet janë kryer nga i njëjti person, motivi i të cilit ishte “përfitim interesi” (lakmi materiale). Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, thonë nga Prokuroria.
Zhezhovski punonte si berber.
Kurioz: vjen er nacinalizem, dmth tentativ sllavo-bullgaro-turko-…etj!, per destabilizim!??
PërgjigjuPrejini copa copa…
Përgjigju